E Diel, 1 Nëntor 2026

ml; 14.12.1998, “PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”” Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm,

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8432, DATË 14.12.1998, “PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8432,   datë 14.12.1998, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


P R O J E K T L I GJ


PËR 


DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8432, DATË 14.12.1998, “PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”


Në mbështetje të neneve 78 e  83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë


V E N D O S I:

Në ligjin nr.8432, datë 14.12.1998, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj, termi “Zyra për Refugjatët” shfuqizohet dhe zëvendësohet me “Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët”.

Neni 2

Në nenin 1 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1 shprehja “...a mbrojtje të përkohshme...” zëvendësohet me “... ose mbrojtje plotësuese...”.

2. Në pikën 2 fjala “... të përkohshme...” zëvendësohet me “... plotësuese...”.


Neni 3

Pas nenit 1 shtohet neni 1/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 1/1
Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtme do të nënkuptohen:

1. “Konventa e Gjenevës”, konventa për statusin e refugjatëve, e datës        28 korrik 1951, e ndryshuar me protokollin e Nju Jorkut, të datës 31 janar 1967.

2. “Azil”, mbrojtja që Republika e Shqipërisë u jep refugjatëve ose personave në mbrojtje plotësuese.

3. “Kërkesa për azil”, çdo deklarim i bërë me shkrim, me gojë apo me gjeste, nga një shtetas i huaj ose një person pa shtetësi, para organeve kompetente, në kufi apo brenda vendit, e cila vlerësohet si një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventës së Gjenevës. Çdo kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare vlerësohet kërkesë për azil, përveç rastit kur një shtetas i huaj ose pa shtetësi kërkon qartazi një lloj tjetër mbrojtjeje, për të cilën aplikohet veçmas.

4. “Aplikimi për azil”, kërkesa zyrtare, drejtuar Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët, në përputhje me procedurat e parashikuara në këtë ligj.

5. “Azilkërkues”, çdo shtetas i huaj ose person pa shtetësi, i cili shpreh me çfarëdolloj mënyre se nuk dëshiron të kthehet në vendin e vet dhe ka bërë një kërkesë për azil në Republikën e Shqipërisë, për të cilën nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

6. “Refugjat”, shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi, që, për shkak të frikës së bazuar të persekutimit, për arsye të racës, besimit, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose bindjes politike, ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet dhe nuk ka mundësi, ose për shkak të një frike të tillë, nuk ka dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi, ose kur ai, duke mos pasur një shtetësi dhe ndodhet jashtë vendit të mëparshëm të banimit të zakonshëm të tij, si pasojë e këtyre ngjarjeve, nuk ka mundësi ose nuk ka dëshirë të kthehet atje, për arsye të kësaj frike, në përputhje me kriteret e nenit 1(A), të konventës së Gjenevës.

7. “Statusi i refugjatit”, statusi që i jepet personit, i cili është njohur si refugjat nga organi përkatës dhe është i pranuar si i tillë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

8. “Të mitur të pashoqëruar”, personat nën 18 vjeç, të cilët vijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë të pashoqëruar nga një person madhor, përgjegjës për ta, sipas ligjit ose sipas traditës, dhe për sa kohë ata nuk janë efektivisht nën kujdesin e një personi të tillë. Këtu përfshihen edhe të miturit, të cilët janë lënë të pashoqëruar, pasi kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

9. “Mbrojtje e përkohshme”, një procedurë e veçantë mbrojtjeje, e cila u siguron mbrojtje, të menjëhershme dhe të përkohshme, personave të shpërngulur nga vendet e tjera, në rastet e flukseve masive, të cilët nuk mund të kthehen në  vendin e tyre të origjinës, në veçanti, nëse ekziston rreziku, që sistemi i azilit të jetë i paaftë të procedojë me këtë fluks, pa efekte të pafavorshme në zhvillimin e tij efektiv, në interes të personave të interesuar dhe personave të tjerë, që kërkojnë mbrojtje.

10. “Fluks masiv”, arritja në territorin e Republikës së Shqipërisë e një mase të madhe të personave të shpërngulur, të cilët vijnë nga një vend tjetër, qoftë edhe nëse ardhja e tyre ka qenë spontane apo e ndihmuar nga një program evakuimi.

11. “Heqja e statusit të refugjatit”, vendimi i marrë nga organi përkatës, për revokimin dhe/ose refuzimin për përtëritjen e statusit të refugjatit.

12. “Forma plotësuese e mbrojtjes”, forma e mbrojtjes,  që i jepet të huajit, i cili, megjithëse nuk përmbush kriteret e të qenit refugjat, siç është shprehur në këtë nen, të këtij ligji, nuk do t’i nënshtrohet asnjë urdhri dëbimi apo përzënieje, të lëshuar nga autoritetet përkatëse të Republikës së Shqipërisë, nisur nga arsyet përkatëse të shprehura në konventën evropiane “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të vitit 1950, në konventat e Kombeve të Bashkuara kundër torturës, në ato për të drejtat civile dhe politike dhe çdo instrument tjetër ndërkombëtar, ku Republika e Shqipërisë është ose do të jetë palë.”.


Neni 4

Pas nenit 5 shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 5/1
Mbrojtja e përkohshme në rastet e fluksit masiv

Në rastet e një fluksi masiv të personave të huaj, që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në territorin shqiptar, procedurat e parashikuara në kreun IV, të këtij ligji, për shqyrtim individual të kërkesave për azil, mund të pezullohen, duke u dhënë të gjithë personave të një grupi mbrojtje të përkohshme. Kjo        mb rojtje jepet nga Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët, për një afat të përcaktuar në vendimin, që del për këtë qëllim.”.

Neni 5

Në nenin 6 bëhen   këto ndryshime:

1. Në pikën 1 fjala “refugjatit” zëvendësohet me “të huajit”.
2. Në pikën 2 fjala “refugjatë” zëvendësohet me “ose të huajve të tjerë”.
3. Në pikën 3 fjala “refugjatit” zëvendësohet me “të huajit”.

Neni 6

Në pikën 1, të nenit 7, bëhen këto ndryshime:

1. Shprehja “...mbrojtjes së përkohshme...” zëvendësohet me “...formave të tjera të mbrojtjes...”.

2. Në shkronjën “c” shprehja “... mbrojtje e përkohshme, në përputhje me klauzolat e këtij ligji...” zëvendësohet me “... një nga format e mbrojtjes, në përputhje me dispozitat e këtij ligji...”.

  Neni 7

Neni 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 8
Pushimi dhe heqja e azilit

1. Refugjatit, i cili e ka përfituar azilin në përputhje me këtë ligj, mund t’i hiqet kjo e drejtë, si rrjedhojë e pushimit të statusit të refugjatit, n ë njërën nga rastet e mëposhtme:

a) Kur kërkon, me vullnetin e vet, mbrojtjen e shtetit,   ku gëzon shtetësinë;
b) Kur rimerr, me vullnetin e vet, shtetësinë, të cilën e kishte humbur;
c) Kur fiton një shtetësi të re dhe gëzon mbrojtjen e shtetit të shtetësisë së re;
ç) Kur rivendoset, me vullnetin e vet, në shtetin nga ku është larguar ose jashtë të cilit ka qëndruar për motive persekutimi;
d) Kur kanë pushuar së ekzistuari rrethanat e parashikuara në pikën 6, të nenit 1/1, të këtij ligji, dhe nuk ka arsye për të refuzuar mbrojtjen e shtetit të shtetësisë së vet;
dh) Kur është person pa shtetësi dhe kanë pushuar së ekzistuari rrethanat, për të cilat i është dhënë e drejta e azilit, si dhe i ka mundësitë e kushtet për t’u rikthyer në shtetin, nga ku ishte larguar.

2. Përgjegjësia për mbrojtjen ndërkombëtare të personave të njohur si refugjatë, në përputhje me konventën e Gjenevës dhe protokollin e vitit 1967, në Republikën e Shqipërisë mund të vlerësohet si e transferuar në një shtet të tretë, palë në instrumentet e lartpërmendura ndërkombëtare, në rast se ky i fundit ka pranuar që refugjati të qëndrojë si i tillë në territorin e tij, në mënyrë të vazhdueshme, dhe ka njoftuar Republikën e Shqipërisë për këtë veprim.

3. Pushimi i azilit bëhet duke zbatuar të njëjtat procedura të parashikuara edhe për dhënien e tij.

4. Refugjatit, i cili e ka përfituar azilin, në përputhje me pikën 6, të nenit 1/1, të këtij ligji, mund t’i hiqet kjo e drejtë, jo vetëm si rrjedhojë e pushimit të statusit të refugjatit, por edhe si dënim plotësues, i dhënë nga gjykata, për ta nxjerrë të huajin nga territori i Republikës së Shqipërisë për vepra penale, për të cilat parashikohet një dënim me jo më pak se 10 vjet heqje lirie, nga dispozitat penale në fuqi në çastin e dhënies së vendimit përfundimtar,  me arsyetimin, në vendim, nga gjykata se personit, të cilit i hiqet azili, nuk do t’i kërcënohen, në vendin e vet, të drejtat e parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.”.


Neni 8

Neni 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9
Përjashtimi nga e drejta për azil

I huaji, që ndodhet në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga e drejta për azil, në rastin kur ka prova të mjaftueshme se:

a) ka kryer krim kundër paqes, krim lufte apo kundër njerëzimit, sipas përcaktimeve të parashikuara në konventat ndërkombëtare;
b) përbën një rrezik për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, për shkak të kryerjes së një krimi të rëndë jopolitik jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
c) është fajtor për veprime, që bien ndesh me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.”.

Neni 9

Neni 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 11
Detyrimet e azilkërkuesve dhe të personave, që kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë

1. Azilkërkuesi apo personi, që ka përfituar azil në Republikën e Shqipërisë, ndalohet të angazhohet në veprimtari të tilla, që krijojnë probleme për rendin publik, cenojnë sigurinë kombëtare dhe mund të ndikojnë në marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me vendet e tjera.

2. Azilkërkuesi apo personi, që ka përfituar azil në Republikën e Shqipërisë, nuk duhet të veprojë kundër parimeve dhe qëllimeve, që burojnë nga traktatet dhe konventat e OKB-së, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

3. Azilkërkuesi duhet të japë çdo informacion, për të cilin mendohet se ai ka dijeni, kur i kërkohet nga autoritetet e azilit, dhe që shërben për marrjen e një vendimi, të bazuar dhe të drejtë, për aplikimin e tij për azil.

4. Azilkërkuesi duhet të jetë në dispozicion të autoriteteve të azilit gjatë të gjithë procedurës për azil.”.

Neni 10

Në nenin 12 bëhen këto ndryshime:

1. Fjalia e dytë, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Ai gëzon të gjitha të drejtat, që u njihen refugjatëve nga ky ligj dhe nga ligji nr.9098, datë 3.7.2003, “Për integrimin dhe bashkimin familjar të personave, që kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë”.”.

2. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Refugjatët, që përfitojnë të drejtën e azilit në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me normat e përcaktuara në nenin 28, të konventës së Gjenevës, pajisen, nga Ministria e Brendshme, me dokument udhëtimi. Ky dokument, për aq kohë sa është i vlefshëm, mund të përdoret për të udhëtuar në të gjitha shtetet, me përjashtim të shtetit të origjinës, dhe për t’u rikthyer në Shqipëri.”.


Neni 11

Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 13
Të drejtat e personave, që u është dhënë mbrojtje plotësuese

Çdo person, i cili përmbush kriteret e përcaktuara në këtë ligj dhe që i është dhënë mbrojtje plotësuese individualisht nga autoritetet përkatëse të Republikës së Shqipërisë, përfiton të drejtat e parashikuara në këtë ligj, të cilat u jepen refugjatëve, në përputhje me konventën e Gjenevës, përveç dokumentit të udhëtimit.”.

Neni 12

Shkronja “b”, e pikës 2, të nenit 15, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) e drejta e strehimit, ushqimit, e ndihmës financiare për nevoja ngushtësisht vetjake, të ofruara në qendrën kombëtare pritëse për azilkërkuesit.”.

Neni 13

Pas nenit 15 shtohet neni 15/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 15/1
Të drejtat e personave, që u ofrohet mbrojtje e
përkohshme, si pasojë e situatave të flukseve masive

Çdo person, të cilit i është dhënë mbrojtje e përkohshme, si pasojë e situatave të flukseve masive, gëzon të drejtat, që u jepen refugjatëve, përveçse kur ato kufizohen nga Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët, siç është parashikuar në këtë ligj.”.

Neni 14

Në nenin 16 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1 fjala “...ilegalisht...” zëvendësohet me “... në mënyrë të paligjshme...”.

2. Në shkronjën “b”, të pikës 2, lidhëza “dhe” zëvendësohet me “ose” dhe fjala “... të falsifikuara...” zëvendësohet me “... të rreme...”.

3. Në pikën 5 fjalët “... nën moshën 16 vjeç...” zëvendësohen me “... nën moshën 18 vjeç...”.


Neni 15

Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 17
Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët

1. Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët, në Ministrinë e Brendshme, përbëhet nga drejtori i drejtorisë dhe specialistët, të cilët janë përgjegjës për regjistrimin e aplikimeve, drejtimin e dëgjimeve dhe grumbullimin e të dhënave të tjera, të nevojshme për plotësimin e dokumentacionit për çdo aplikim për azil.

2. Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët është i vetmi autoritet për marrjen e vendimeve për dhënien dhe heqjen e azilit.

3. Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët është përgjegjëse për zbatimin e masave, që duhen marrë për mbrojtjen dhe ndihmën, që u ofrohet azilkërkuesve dhe refugjatëve. Autoritetet përkatëse bashkëpunojnë me Drejtorinë për Shtetësinë dhe Refugjatët për zbatimin   e rregullave dhe të procedurave të nevojshme për dhënien e të drejtave, që u takojnë azilkërkuesve dhe refugjatëve.

4. Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët administron fondet publike, të dhëna në buxhet, si dhe ndihmat e tjera, financiare ose materiale, për azilkërkuesit dhe refugjatët, të ofruara nga organizatat vendase apo ndërkombëtare.

Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët është organizmi drejtues në rastet e flukseve masive dhe, nën drejtimin e drejtorit të saj, organizon punën për trajtimin e personave, që u ofrohet mbrojtje e përkohshme. Ajo është përgjegjëse, në mënyrë të veçantë, për regjistrimin, sistemimin dhe shpërndarjen e ushqimeve personave, që u është dhënë mbrojtje e përkohshme.”.

Neni 16

Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, fjalët “... kryetari i zyrës së refugjatëve...” zëvendësohen me “... drejtori i Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët...”.

2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Komisioneri kombëtar për refugjatët merr të gjitha masat e nevojshme ose i drejtohet gjykatës për të caktuar, për çdo fëmijë azilkërkues, të pashoqëruar apo person të rritur, me të meta mendore, një kudjestar, në përputhje me legjislacionin shqiptar për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.”.

Neni 17

Në nenin 20 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 2 shprehja “... do të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme të komisionit kombëtar për refugjatët...” zëvendësohet me “... janë paraqitur...”.

2. Në pikat 3 e 4, hiqen fjalët “... dhe të komisionit kombëtar për refugjatët...”.

Neni 18

Në nenin 21 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1:

a) në shkronjën “a” fjala “... depozitojnë...” zëvendësohet me “... paraqesin...”;
b) në shkronjën “b” fjala “...depozitojnë...” zëvendësohet me “...plotësojnë dhe...” dhe pas fjalës “... azil...” shtohen fjalët “... në përputhje me formularët e miratuar nga Ministria e Brendshme...”.

2. Në pikën 2 fjala “... depozitojë...” zëvendësohet me “... plotësojë...”.

Neni 19

Në nenin 22 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1:

a) fjala “... adresojnë...” zëvendësohet me “... dërgojnë...”;
b) fjalët “... për përcaktimin e identitetit...” zëvendësohen me “... për të përcaktuar të dhënat personale...”.

2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët mund t’i drejtohet, me shkrim, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vërtetimin e sa më sipër. Në një rast të tillë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i kthen përgjigje Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët brenda një afati 15-ditor.”.

Neni 20

Në nenin 23 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1:

a) fjala “... i paraqitet...” zëvendësohet me “... plotësohet...”;
b) fjalët “...shkaqet dhe arsyet...” zëvendësohen me “...dhe shkaqet...”.

2. Në pikën 2 fjala “... biografike...” zëvendësohet me “... personale...”.

3. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Në kohën e plotësimit të aplikimit për azil, Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët vë në dijeni azilkërkuesin për procedurat e përcaktimit të statusit të refugjatit. Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët mundëson kontaktin e azilkërkuesit me një përfaqësues ligjor, specialist në çështjet e refugjatëve, për shërbime ligjore falas.”.

Neni 21

Pika 1, e nenit 24, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Azilkërkuesi është i detyruar të bashkëpunojë për saktësimin e fakteve të parashtruara prej tij për aplikimin për azil. Ai është i detyruar:

a) të japë informacionin e nevojshëm, gojarisht apo me shkrim, sipas kërkesës së autoriteteve të azilit;
b) t’u paraqesë dhe t’u dorëzojë autoriteteve përkatëse të gjitha dokumentet, që disponon, të nevojshme për vlerësimin e kërkesës së tij për azil;
c) të jetë i kontaktueshëm, sipas kërkesës së autoriteteve, dhe t’i njoftojë ato menjëherë për mundësitë e tij për të kontaktuar.”.

Neni 22

Neni 26 ndryshohet, si më poshhtë vijon:

“Neni 26
Dëgjimi

1. Azilkërkuesi dëgjohet për aplikimin e tij për azil në Drejtorinë për Shtetësinë dhe Refugjatët. Azilkërkuesi njoftohet me shkrim për datën e dëgjimit, e cila nuk mund të jetë më vonë se 21 ditë nga data, kur ka plotësuar aplikimin në Drejtorinë për Shtetësinë dhe Refugjatët.

2. Azilkërkuesi mund të pyetet për faktet dhe ngjarjet e deklaruara gjatë dëgjimit, kur ka paqartësi në ato që ka thënë ai apo në informacionet e mbledhura nga Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët, brenda një periudhe prej jo më vonë se 20 ditësh nga data e dëgjimit. Data e dëgjimit i njoftohet me shkrim.

3. Azilkërkuesi, në çdo fazë të procedurës, shoqërohet, këshillohet apo përfaqësohet nga një përfaqësues ligjor, specialist në çështje të refugjatëve.

4. Azilkërkueset e seksit femër, nëse  është e mundur, dëgjohen dhe pyeten nga punonjëse femra të personelit të Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët. Edhe përkthyeseja, nëse është e mundur, duhet të jetë femër. Fëmijët azilkërkues, të pashoqëruar, dëgjohen dhe pyeten në prani edhe të një psikologu apo të një të rrituri, që njeh mirë natyrën e fëmijës apo që gëzon besimin e tij.

5. Azilkërkuesi shpjegon faktet, ku mbështeten arsyet dhe motivet për persekutimin e tij apo për shkeljen e të drejtave të njeriut, dhe ofron të dhënat e nevojshme, ku përfshihen informacioni për vendin e rezidencës, për itinerarin, ndalesat në vendet e tjera dhe kërkesat e mundshme për azil në vende të tjera, si dhe të dhëna të tjera, të nevojshme për sqarimin e rrethanave të çështjes.

6. Dëgjimi mund të ndiqet edhe nga një përfaqësues i UNHCR-së.”.

Neni 23

Pas nenit 26 shtohet neni 26/1, me këtë përmbajtje:


“Neni 26/1
Konfidencialiteti

Dëgjimi nuk bëhet publik. Azilkërkuesit i shpejgohet detyrimi ligjor i atyre, që njihen me informacionet e dhëna prej tij, për ta ruajtur informacionin si konfidencial. Atij i garantohet konfidencialiteti i dëgjimit.”.

Neni 24

Në nenin 27 bëhen këto ndryshime:

1. Në fjalinë e dytë, të pikës 2, fjalët “…nëse shihet e arsyeshme dhe kur kërkohet nga Zyra për Refugjatët…” shfuqizohen.

2. Në pikën 3 fjalët “…përcaktimet përkatëse të refugjatit, parashikuar në nenet 4, 6, 8 dhe 9…” zëvendësohen me “… deklarimet përkatëse të refugjatit, të marra sipas parashikimeve…”.

3. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4.  Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët merr vendim brenda 30 ditësh nga data e dëgjimit të azilkërkuesit dhe u jep, pa vonesë, si azilkërkuesit dhe UNHCR-së, një kopje të vendimit, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 ditë nga data e marrjes së vendimit. Vendimi i Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët merret në një mbledhje të posaçme. Vendimi i Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët jepet me shkrim dhe duhet të jetë i arsyetuar. Ai merret në mënyrë kolegjiale e, si rrjedhim, procedura e marrjes së vendimit u nënshtrohet dispozitave në fuqi për marrjen e vendimeve në organet kolegjiale. Vendimi merret me shumicë absolute votash. Pjesëtarët  e Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët, të cilët janë në pakicë, mund ta shprehin, me shkrim, mendimin e tyre kundër. Ky mendim me shkrim duhet t’i bashkëlidhet vendimit përfundimtar.”.

4. Në pikën 5 fjala “…revokohet…” zëvendësohet me “…hiqet…”.

5. Në pikën 6 bëhen këto ndryshime:

i) Fjala “…apelim…” zëvendësohet me “… ankim organin, ku mund të paraqitet ky ankim…”.
ii) Fjalia e dytë  shfuqizohet.


Neni 25

Neni 28 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 28
Pretendimet abuzive dhe dukshëm të pabazuara

1. Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët mund ta vlerësojë një aplikim si “abuziv”, kur është vërtetuar, në mënyrë të pakundërshtueshme, se pretendimi i bërë nga azilkërkuesi është i rremë dhe me qëllim për të mashtruara autoritetet.

2. Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët mund ta vlerësojë një aplikim si dukshëm të pabazuar, kur pretendimi i bërë nga azilkërkuesi nuk ka lidhje, në asnjë mënyrë, me kriteret për dhënien e azilit, siç është përcaktuar nga ky ligj.

3. Në rastet kur Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët quan se një aplikim për azil është “abuziv” apo “dukshëm i pabazuar”, ajo merr vendim të ndërmjetëm, me shkrim dhe të motivuar, i cili përfshihet në dosjen e azilkërkuesit. Kundër këtij vendimi azilkërkuesi ka të drejtë të bëjë ankim, sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj. Si rrjedhim, do të zbatohet procedura e përshpejtuar e vlerësimit të aplikimit. Nëse në fazën e parë të procedurës së përshpejtuar, Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët nuk jep vendim brenda 10 ditësh, aplikimi do të pranohet vetvetiu në procedurën normale të përcaktimit të statusit të refugjatit. Azilkërkuesit i jepet një afat 7-ditor, për të ankimuar, nga data kur ai merr vendimin e Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët.”.

Neni 26

Pas nenit 28 shtohet neni 28/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 28/1
Mosdhënia e azilit, si rrjedhojë e ardhjes nga një vend i tretë, i sigurt

Azili mund t’i mohohet çdo të huaji që vjen nga një vend i tretë, i sigurtë, palë nënshkruese e konventës së Gjenevës apo protokollit të saj, të vitit 1967, vend ku azilkërkuesi nuk mund të paraqesë frikë të bazuar persekutimi, për të paktën për njërën prej arsyeve të përmbajtura nën nenin 1 (A), të konventës së Gjenevës, as dhe ndonjë shkelje të të drejtave të njeriut apo rrezik dëbimi, në kuptimin e dispozitave të këtij ligji, dhe, nëse ai mund të kthehet ligjërisht në këtë vend, ku aplikimi i tij për status refugjati do të shqyrtohet në përputhje me standardet ndërkombëtare. Një listë e vendeve të treta, të sigurta, miratohet dhe përditësohet për këtë qëllim vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 27

Neni 29 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 29
Ankimimi

1. Ankimi kundër vendimit të Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët i drejtohet titullarit të institucionit, në varësi të të cilit është kjo drejtori, brenda 15 ditëve nga data e komunikimit të vendimit. Titullari i institucionit krijon, për këtë qëllim, një komision për refugjatët, të përbërë prej 3 specialistësh në fushën e azilit, për një periudhë 3-vjeçare.

2. Kërkesa për ankim duhet të përmbajë:

a) Shkaqet, për të cilat vendimi është i pambështetur në ligj;
b) Të dhëna dhe dokumente të tjera shtesë, të cilat nuk janë paraqitur në Drejtorinë për Shtetësinë dhe Refugjatët.

3. Regjistrimi i kërkesës për ankim pezullon vendimin e Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët.

4. Përpara dhënies së vendimit, komisioni për refugjatët dëgjon azilkërkuesin, në përputhje me nenin 26, të këtij ligji, përveçse kur vendos të pranojë ankimin dhe të japë të drejtën e azilit, në bazë të informacionit, që ndodhet në dosje.

5. Komisioni për refugjatët zbaton të njëjtat parime procedurale, që zbatohen nga Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët.

6. Komisioni për refugjatët merr vendim, jo më vonë se 30 ditë nga data e depozitimit të ankimit. Vendimi i motivuar i komisionit i dërgohet azilkërkuesit, nëpërmjet Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët.

7. Ankimi kundër vendimit të komisionit për refugjatët bëhet drejtpërdrejt në gjykatë, brenda 30 ditëve nga data kur azilkërkuesi merr një kopje të shkruar të vendimit të këtij komisioni, në një gjuhë që ai e kupton, në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.”.

Neni 28

Titulli i kreut V ndryshohet, si më poshtë vijon:


“KREU V
MBROJTJA E PËRKOHSHME, SI PASOJË E SITUATAVE TË FLUKSIT MASIV”

Neni 29

Neni 32 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 32
Të drejtat e të huajve, që gëzojnë mbrojtje të përkohshme, si pasojë e situatave të fluksit masiv

1. Të huajt, që gëzojnë mbrojtje të përkohshme, si pasojë e situatave të fluksit masiv, pranohen përkohësisht në Republikën e Shqipërisë.

2. Të drejtat e të huajve, që përfitojnë mbrojtje të përkohshme, veçanërisht të drejtën për punë dhe lirinë e lëvizjes, mund të kufizohen për arsye objektive nga Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët, gjatë tri viteve të para të qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë.”.

Neni 30

Në nenin 33, pas shprehjes “… të paraqesin aplikim…” shtohet fjala “… individual…”.

Neni 31
Shfuqizime

Nenet 2, 3, 4, 5, 10, 18, pikat 2 e 3, 19, 22, pika 3, 30 e 31 shfuqizohen.

Neni 32

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI


*  *  *
V E N D I M


PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9157, DATË 4.12.2003, “PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKACIONEVE””


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të  Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikacioneve””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ


PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9157, DATË 4.12.2003, “PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKACIONEVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikacioneve”, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në pikën 1, të nenit 6, pas fjalëve “… Ministrisë së Mbrojtjes…” shtohen “… ministrive, që kanë në kompetencë forca policore, që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore, ...”.
Neni 2

Në nenin 8 pas fjalëve “... ministrit të Drejtësisë...” shtohen “... ministrit, që ka në varësi shërbime informative/policore, që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore, ...”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA  TOPALLI
*  *  *
V E N D I M


PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR ZBATIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË KRIMEVE PËR ISH-JUGOSLLAVINË”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ

 
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR ZBATIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË KRIMEVE PËR ISH-JUGOSLLAVINË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI
 

* *  *
V E N D I M


PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË NORVEGJISË, PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, për lehtësimin e lëshimit të vizave”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ

 
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË NORVEGJISË, PËR LEHTËSIMIN E
LËSHIMIT TË VIZAVE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, për lehtësimin e lëshimit të vizave.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI
 

*  *  *
V E N D I M


PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË NORVEGJISË, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T L I GJ

 
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË NORVEGJISË, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI
 

*  *  *

V E N D I M


PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ISLANDËS, PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës, për lehtësimin e lëshimit të vizave”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


P R O J E K T L I GJ

 
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ISLANDËS, PËR  LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës, për lehtësimin e lëshimit të vizave.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI
 


*  *  *
V E N D I M


PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ISLANDËS, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kuvendi

P R O J E K T L I GJ

 
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ISLANDËS, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI
 

*  *  *
V E N D I M


PËR  

MIRATIMIN E RREGULLAVE “PËR ETIKETIMIN E PRODUKTEVE USHQIMORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 36, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.  Miratimin e rregullave “Për etiketimin e produkteve ushqimore”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Vendimi nr.604, datë 17.11.2000, i Këshillit të Ministrave, “Për etiketimin e produkteve ushqimore”, i ndryshuar, shfuqizohet.

3.  Operatorët e biznesit ushqimor të bëjnë notifikimin e etiketës për çdo produkt ushqimor, pranë drejtorive rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, të cilët njoftojnë  Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

4. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

*  *  *
V E N D I M


PËR

PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR PARAQITJEN E KËRKESËS, MBAJTJEN DHE PLOTËSIMIN E DOKUMENTACIONIT TEKNIK, SI DHE TË KRITEREVE E TË PROCEDURAVE TË ZVOGËLIMIT TË SIPËRFAQES E TË VËLLIMIT TË FONDIT PYJOR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Personat, fizikë ose juridikë, apo organet e qeverisjes vendore, për pyjet komunale, e paraqesin kërkesën për heqjen e një sipërfaqeje nga fondi pyjor në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

2. Kërkesa bëhet me shkrim dhe përmban gjenealitetet e kërkuesit dhe të subjektit, që ai përfaqëson, një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë, që do të ushtrojë, dhe investimet, që do të bëhen.

3. Kërkesa për heqjen e sipërfaqeve nga fondi pyjor është e vlefshme vetëm kur bëhet për veprimtaritë e përcaktuara shprehimisht në nenin 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar.

4. Personat, fizikë ose juridikë, apo organet e qeverisjes vendore, për pyjet komunale, e paraqesin kërkesën në ministri, vetëm pasi kanë siguruar lejen, licencën ose dokumentin, që miraton ushtrimin e veprimtarisë, të lëshuar nga organi i ngarkuar me ligj për dhënien e miratimit.

5. Kërkesa shoqërohet me këto dokumente:

a) Njoftimin e ministrisë nga organi shtetëror, që ka miratuar veprimtarinë, ku sqarohet se, për nevoja të ushtrimit të veprimtarisë të miratuar prej tij, sipërfaqja e kërkuar të hiqet nga fondi pyjor;
b) Kopjen e noterizuar të lejes apo të dokumentit, me të cilin i është miratuar veprimtaria nga institucioni i ngarkuar me ligj;
c) Planimetrinë e sipërfaqes së kërkuar në hartë topografike të dixhitalizuar dhe të gjeoreferuar, në shkallë 1 : 10 000, ku të jenë evidentuar elementet kryesore, si dhe kufijtë natyrorë, relievi, objektet, si dhe çdo planimetri tjetër, në shkallë më të hollësishme, hartuar në përputhje me kërkesat e studimit apo të projektit.

6. Ministria mund t’ia kthejë kërkuesit dokumentacionin teknik, të paraqitur, për plotësime e saktësime. Koha për plotësimin e dokumentacionit nuk llogaritet në afatin e përcaktuar për shqyrtimin e kërkesës, i cili është një muaj.

7. Pas depozitimit të kërkesës, ministria i kërkon drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor të identifikojë ngastrat dhe nënngastrat e kërkuara dhe të hartojë raportin teknik për to, brenda 1 jave. Ky raport i përcillet ministrisë, brenda 10 ditësh nga data, që ajo e ka kërkuar. Kur heqja kërkohet nga fondi pyjor komunal, drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor e harton raportin teknik, në bashkëpunim me njësinë tekniko-administrative të pyjeve e kullotave, të njësisë së qeverisjes vendore.

8. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të mësipërm:

a) ministri nxjerr urdhrin për heqjen nga fondi pyjor, për pyje dhe toka, me bimësi pyjore, me sipërfaqe deri në 1 ha;
b) ministria përgatit projektvendimin për heqjen nga fondi pyjor, për pyje dhe toka, me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 1 ha e deri në 100 ha dhe e dërgon atë, për shqyrtim e miratim, në Këshillin e Ministrave;
c) ministria përgatit projektligjin për heqjen nga fondi pyjor, për pyje e toka, me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 100 ha, dhe e dërgon atë për shqyrtim në Këshillin e Ministrave, i cili, kur e gjen të rregullt, e përcjell në Kuvend, për miratim.

Praktikat e projektvendimit e të projektligjit nënshkruhen nga ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe nga ministri, që ka miratuar veprimtarinë.

9. Në çdo rast, urdhri i ministrit, vendimi i Këshillit të Ministrave dhe ligji për heqjen e sipërfaqes nga fondi pyjor, përcaktojnë:

a) sipërfaqen, që hiqet, të shprehur në m2/ha dhe me kufij të përcaktuar, të shoqëruara me hartën përkatëse;
b) vëllimin e lëndës drusore, të shprehur në m3, që zvogëlohet nga heqja e sipërfaqes;
c) emrin e personit, fizik ose juridik, që ka kërkuar heqjen nga fondi pyjor;
ç)  gjendjen juridike aktuale dhe destinacionin e ri të sipërfaqes, që hiqet nga fondi pyjor;
d) detyrimin e kërkuesit për të paguar vlerën e sipërfaqes pyjore të hequr, të vëllimit të lëndës drusore, që pakësohet, dhe të infrastrukturës së saj;
dh) detyrimin e kërkuesit për të pyllëzuar, me shpenzimet e veta, para fillimit të veprimtarisë, një sipërfaqe të re, sa ajo që hiqet. Sipërfaqja, që do të pyllëzohet, lloji i drurëve, që do të mbillen dhe grafiku i mbjelljeve caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor,  e cila ndjek realizimin e mbjelljeve deri në marrjen në dorëzim, me procesverbal, të sipërfaqes së pyllëzuar, sipas marrëveshjes, që lidh me kërkuesin.

10. Pas miratimit të heqjes së sipërfaqes nga fondi pyjor:

a) drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor bën përditësimin në kadastrën e pyjeve në sipërfaqe dhe në vëllim dhe të dhënat i përcjell në ministri;
b) ministria bën përditësimin në Kadastrën Kombëtare të Pyjeve;
c) zyra përkatëse e regjistrimit të pasurive të paluajtshme bën çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, pyll” dhe e regjistron në kategorinë e re të përdorimit.

11. Sipërfaqja, që hiqet nga fondi pyjor publik, sipas këtij vendimi, kalon në një destinacion tjetër përdorimi, por, në çdo rast, mbetet në pronësi publike.

12. Vlera e sipërfaqes pyjore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhen nga kërkuesi para se akti i miratimit, të përmendur në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 8, të këtij vendimi, të hyjë në fuqi, dhe derdhet në llogarinë bankare të ministrisë, ndërsa për pyjet komunale, derdhet në llogarinë bankare, të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse.

13. Në rastet e ndërtimit të infrastrukturave lineare, si rrugë, linja të transmetimit ajror apo nëntokësor të energjisë elektrike, të naftës, gazit, telekomunikacionit, si dhe teleferikët, të cilat, në përputhje me projektet e miratuara, kërkojnë një trase të pastruar nga vegjetacioni, me gjerësi më të vogël se 10 m, për efekt kadastral, bëhet vetëm zvogëlim në vëllim, por jo në sipërfaqe.

14. Për shërbimin e ofruar nga ministria, sipas këtij vendimi, kërkuesi paguan një tarifë shërbimi, në vlerën 20 000 lekë, e cila derdhet në llogarinë bankare të ministrisë, në kohën e paraqitjes së kërkesës. Kjo tarifë është e pakthyeshme edhe nëse kërkesa nuk miratohet.

15. Kur kërkesën për ndryshimin e destinacionit të një pjese apo të të gjithë pyllit a sipërfaqes pyjore, e bën pronari privat që e ka në pronësi, kërkesa sqaron:

a) sipërfaqen, që do t’i ndryshohet destinacioni;
b) veprimtarinë për çfarë do të përdoret (veprimtarinë, që do të ushtrohet apo objektin, që do të ndërtohet në të).

16. Kërkesa shoqërohet me këto dokumente:

a) Kopjen e noterizuar të dokumentit të pronësisë së pyllit apo sipërfaqes pyjore;
b) Studimin apo projektin e veprimtarisë, që do të ushtrohet, apo të veprës, që do të ndërtohet;
c) Kopjen e noterizuar të licencës, që ka miratuar veprimtarinë apo ndërtimin e objektit;
ç)  Planimetrinë e sipërfaqes, që kërkohet të ndërrojë destinacion, në hartë topografike, në shkallë 1:10 000, ku të jenë evidentuar kufijtë natyrorë, relievi, objektet, si dhe kufijtë e pyllit apo të sipërfaqes pyjore, që mbetet pas miratimit të kërkesës;
d) Mandatpagesën e tarifës së shërbimit, sipas pikës 14, të këtij vendimi.

17. Kërkesa shqyrtohet nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor brenda 30 ditëve. Pas këtij afati ajo quhet e miratuar. Drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor dhe ministria bëjnë përditësimet në kadastrën e pyjeve.

18. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave,  kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë  dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
                        
SALI  BERISHA

*  *  *

V E N D I M


PËR  

HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQEVE TË DY NGASTRAVE TË EKONOMISË PYJORE ““DHËMBEL-KALA”, PËRMET”, QË DO TË PËRDOREN NGA &ldquo

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›