Presidenti Topi përshëndet njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

10 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Prof.Dr.Bamir Topi përshëndeti sot në mesditë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi.
Në një komunikim të posaçëm me mediat në Pallatin e Brigadave, Presidenti Topi u shpreh:
“Përshëndetje,
Jam këtu për të përshëndetur vendimin e djeshëm, të datës 9 tetor 2008 të Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, një gjest i shumëpritur dhe mjaft i rëndësishëm për zhvillimet e perspektivës së marrëdhënieve në rajonin tonë ballkanik.
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Malit të Zi dhe nga Republika e Maqedonisë është jo vetëm një lajm mjaft i mirë që i kontribuon stabilitetit në rajonin ballkanik, por, nga ana tjetër, unë besoj dhe jam i bindur për këtë, që do të ndikojë ndjeshëm edhe në rritjen e ndjeshmërisë të vendeve që janë më larg nga rajoni ballkanik për të marrë vendimin e duhur, të mirëpritur për njohjen nga sa më shumë vende të pavarësisë së Kosovës. Kjo sikurse e dini është bërë nga vendet më të rëndësishme demokratike të botës, nga vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani po njihet pothuajse nga të tërë fqinjët dhe besoj që ky do të jetë një element, si pikë referimi sikurse thashë për vendet e tjera që kanë pasur një lloj pavendosmërie, por jo vendosmëri për ta kundërshtuar, po një pavendosmëri ndoshta edhe për shkaqe të konjukturave politike. Por jam i bindur që ky proces i njohjes nga fqinjët do të induktojë pozitivisht edhe vende të tjera për ta njohur.
Ne vlerësojmë shumë stabilitetin në rajonin tonë ballkanik, mënyrën e moderuar të sjelljes së lidershipit politik në të gjitha këto vende që kanë bërë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nga ana tjetër vlerësojmë me nota shumë pozitive sjelljen e moderuar të lidershipit politik të Kosovës, të të gjitha institucioneve, të cilat po japin shembuj të qartë të ndërtimit të një shteti mbi bazat e multietnicitetit, të respektimit të minoriteteve dhe mbi të gjitha duke iu referuar planit të zotit Ahtisari, këtij personaliteti të shquar të politikës botërore. Besoj që e ardhmja e Ballkanit, sikurse është demonstruar dhe po vijon të demonstrohet dhe nga vendet, të cilat po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt integrimit, padiskutim që do të jetë në rrugën euroatlantike”.