Ministri i ri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro bën betimin përpara Presidentit Topi.

10 tetor 2008
Ministri i ri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro bëri sot betimin përpara Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Në ceremoninë zyrtare të rastit të organizuar në mjediset e Pallatit të Brigadave, ishin të pranishëm Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deputetët e kësaj partie Leonard Solis dhe Spiro Peçi dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të hymnit kombëtar dhe leximit të formulës së betimit, si dhe të dekretit të emërimit, nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidencës, z. Aleksandër Flloko, z. Anastas Duro u betua përpara Presidentit të Republikës, i cili, nga ana e tij, i shprehu ministrit të ri urimet më të mira për suksese në përmbushjen e detyrës shumë të rëndësishme.