E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR FALJEN E DETYRIMEVE, DOGANORE DHE TATIMORE, TË DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA TË TAKSËS VJETORE TË QARKULLIMIT RRUGOR TË MJETEVE E TË TAKSËS SË REGJISTRIMIT TË PËRVITSHËM TË MJETEVE, SI DHE TË GJOBAVE E KAMATËVONESAVE TË PAPAGUAR

P R O J E K T L I GJ

PËR

FALJEN E DETYRIMEVE, DOGANORE DHE TATIMORE, TË DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA TË TAKSËS VJETORE TË QARKULLIMIT RRUGOR TË MJETEVE E TË TAKSËS SË REGJISTRIMIT TË PËRVITSHËM TË MJETEVE, SI DHE TË GJOBAVE E KAMATËVONESAVE TË PAPAGUARA TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME, SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

SESIONI  I

FALJA E DETYRIMEVE, TATIMORE DHE DOGANORE
NENI 1

Personave, fizikë e juridikë, janë debitorë ndaj administratës doganore dhe administratës tatimore, të evidentuar dhe të kontabilizuar pa vendime administrative përkatëse apo me vendime administrative të panjoftuara brenda afateve ligjore, të parashikuara në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin për procedurat tatimore, u falet detyrimi, doganor dhe tatimor, së bashku me komponentët, gjobat dhe kamatëvonesat.

Neni 2

Personave, fizikë e juridikë, debitorë ndaj administratës doganore dhe administratës tatimore, që janë aktualisht të evidentuar dhe kontabilizuar si të tillë në këto dy administrata, por që realisht detyrimi i tyre, doganor dhe tatimor, ka lindur në tejkalim të afateve të parashkrimit, të parashikuara në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin për procedurat tatimore, u falen gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që principali i detyrimit të paguhet brenda datës 31.12.2008.

Neni 3

Personave, fizikë e juridikë, debitorë ndaj administratës doganore dhe administratës tatimore, për të cilët procedura e evidentimit, e marrjes së vendimit administrativ përkatës dhe njoftimit të vendit i është bërë në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit për procedurat tatimore, brenda afateve të parashkrimit, u falen 50 për qind e kamatëvonesave dhe 100 për qind, gjobat, me kusht që principali i detyrimit, së bashku me pjesën e mbetur të kamatëvonesave, të paguhen brenda datës 31.12.2008.

Neni 4

Personave, fizikë, individë, debitorë ndaj administratës doganore, për automjetet e importuara, të evidentuara dhe kontabilizuara deri në datën 31.12.2000, u falet detyrimi doganor, me të gjithë komponentët e tij, si kamatëvonesa, gjoba dhe ditëqëndrimi.

Personave, fizikë e juridikë, debitorë ndaj administratës doganore, për automjetet e importuara, të evidentuara dhe kontabilizuara nga data 1.1.2001 dhe deri me hyrjen në fuqi të këtij ligji, u falen kamatëvonesat, gjobat dhe taksa për ditëqëndrimi, me kusht që principali i detyrimit të arkëtohet brenda datës 31.12.2008.

Neni 5

Institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve e shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, debitorë ndaj administratës doganore dhe administratës tatimore, u falen detyrimi doganor dhe detyrimi tatimor, me të gjithë komponentët, si kamatëvonesa dhe gjoba.

SESIONI  II

FALJA E DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA TË TAKSËS VJETORE TË QARKULLIMIT RRUGOR TË MJETEVE DHE TË TAKSËS SË REGJISTRIMIT TË PËRVITSHËM TË MJETEVE

Neni 6

Taksapaguesve të mjeteve rrugore, debitorë ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për taksën vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve, dhe debitorë ndaj njësive të qeverisjes vendore, për taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, u falen detyrimet e prapambetura me kusht që:

pronarët e mjeteve, që nuk janë në qarkullim, të kenë kryer, brenda datës 31.12.2008, veprimet përkatëse të çregjistrimit, sipas nenit 102, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
pronarët e mjeteve, që janë në qarkullim, të kenë kryer, brenda datës 31.12.2008, veprimet përkatëse të pagesës së detyrimeve, me të gjithë komponentët, për vitet 2006, 2007 e 2008, sipas ligjit nr.8977,           datë 12.12.2002, “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9632, datë 15.12.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

SESIONI  III

FALJA E GJOBAVE DHE KAMATËVONESAVE TË PAPAGUARA TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME, SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE


Ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, institucioneve shtetërore, buxhetore e jobuxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital të përbashkët me shtetin, personave, juridikë e fizikë, private, u falen 100 për qind gjobat dhe 50 për qind e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, të papaguara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, por që principali i kontributit, së bashku me pjesën e mbetur të kamatëvonesave, të paguhet brenda datës 31.12.2008.

Personave fizikë të vetëpunësuar, të cilët e kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike përpara datës 31.12.2005 dhe që janë debitorë, të evidentuar dhe kontabilizuar, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, u falen të gjitha detyrimet e papaguara, për kontributet e sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat.

Personave të vetëpunësuar në bujqësi u falen 100 për qind gjobat dhe 100 për qind kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, të papaguara, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kusht që principalin e kontributit ta paguajnë brenda datës 31.12.2008.

Neni 8

Gjobat falen në masën 100 për qind dhe kamatëvonesat e papaguara falen në masën 50 për qind edhe kur kontributet për sigurimet e detyrueshme, shoqërore dhe shëndetësore, janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

SESIONI  IV

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 9

Personat, fizikë dhe juridikë, dhe personat fizikë, individë, debitorë ndaj administratës doganore e tatimore dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për të cilët ka filluar një procedim penal apo detyrimi I të cilëve është përcaktuar me vendim gjyqësor, të formës së prerë a që e kanë paguar detyrimin, me Të gjithë komponentët e tij, nuk janë përfitues të faljes së detyrimeve, sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 10

Ngarkohet ministri i Financave të nxjerrë aktet nënligjore për kontabilizimin e të ardhurave, të mbledhura në përputhje me nenet 2, 3, 4, 5 e 7, të këtij ligji, dhe për sistemimin e detyrimeve të papaguara të subjekteve debitore në një llogari kontabile, “Detyrimi i keq”.

Neni 11

Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transoprtit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe njësitë e qeverisjes vendore për sistemimin e detyrimeve të prapambetura, sipas nenit 6, të këtij ligji.

Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme të nxjerrin aktet nënligjore, në zbatim të këtij ligji.

Neni 12

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›