E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN NË VARËSI ADMINISTRATIVE TË SHËRBIMIT UNIVERSITAR TË TOKSIKOLOGJISË KLINIKE NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË VARËSI ADMINISTRATIVE  TË SHËRBIMIT UNIVERSITAR TË TOKSIKOLOGJISË KLINIKE NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9106, datë 17.7.2003, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 29, të          ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836,       datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

13. Kalimin në varësi administrative të shërbimit universitar të toksikologjisë klinike, të Spitalit Universitar Qendror të Ushtrisë, nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Shëndetësisë, në përbërje të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

14. Shërbimi universitar i toksikologjisë klinike të ketë 12 (dymbëdhjetë) shtretër klinikë dhe 2 (dy) shtretër, në njësinë e terapisë intensive.

15. Ministrisë së Shëndetësisë, në numrin e përgjithshëm të punonjësve, miratuar për vitin 2008, t’i shtohen edhe 9 (nëntë) punonjës, numër ky që zbritet nga numri i përgjithshëm i punonjësve, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

16. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 1 400 000 (një milion e katërqind mijë) lekësh, për përballimin e pagave dhe të sigurimeve shoqërore, për punonjësit e shërbimit universitar të toksikologjisë klinike, fond i cili zbritet nga buxheti i po këtij viti, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

17. Shpenzimet për mallra e shërbime për shërbimin universitar të toksikologjisë klinike, deri në fund të vitit 2008, të përballohen nga buxheti i këtij viti, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

18. Shërbimi universitar i toksikologjisë klinike, deri në sigurimin e mjediseve të përshtatshme, brenda vitit 2010, të realizojë veprimtarinë e vet në mjediset dhe me pajisjet e Spitalit Universitar Qendror të Ushtrisë, që përcaktohen nga drejtoria e këtij institucioni.

19. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.9.2008.

K R Y E M I N I S T R I

SALI   BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›