E Diel, 1 Nëntor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9461, DATË 21.12.2005, “PËR NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9461, DATË 21.12.2005, “PËR NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9461, datë 21.12.2005, “Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

NENI 1

Në nenin 1 dhe kudo në ligj fjalët “Nomenklatura e mallrave”, zëvendësohen me “Nomenklatura e kombinuar e mallrave (NK)”.

Neni 2

Pas nenit 1 shtohet neni 1/1, me këtë përmbajtje:


“Neni 1/1

Në rastet e bashkimeve  të kodeve të nomenklaturës së kombinuar të mallrave me nivele të ndryshme tarifore do të zbatohet, në çdo rast, niveli më i ulët tarifor, me përjashtim të rasteve, kur me ligj të veçantë, parashikohet ndryshe.”.

NENI 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›