P R O J E K T L I GJ PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE E NDRYSHIMEVE, NË MARRËVESHJEN E KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E PONTILIT TË NAFTËS, GAZIT E NËNPRODUKTEVE TË TYRE, NË ZONËN BREGDETARE TË PORTO-ROMANOS, DURRËS, RATIFI
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E DISA SHTESAVE E NDRYSHIMEVE, NË MARRËVESHJEN E KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E PONTILIT TË NAFTËS, GAZIT E NËNPRODUKTEVE TË TYRE, NË ZONËN BREGDETARE TË PORTO-ROMANOS, DURRËS, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9298, DATË 28.10.2004, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Miratimin e disa shtesave e ndryshimeve, në marrëveshjen e koncesionit, të formës “BOT”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e pontilit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre, në zonën bregdetare të Porto-Romanos, Durrës, ratifikuar me ligjin nr.9298, datë 28.10.2004, të ndryshuar, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
06/03/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: