E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M P ËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE E NDRYSHIMEVE, NË MARRËVESHJEN E KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E PONTILIT TË NAFTËS, GAZIT E NËNPRODUKTEVE TË TYRE, NË ZONËN BREGDETARE TË PORTO

V E N D I M 

P ËR 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE E NDRYSHIMEVE, NË MARRËVESHJEN E KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E PONTILIT TË NAFTËS, GAZIT E NËNPRODUKTEVE TË TYRE, NË ZONËN BREGDETARE TË PORTO-ROMANOS, DURRËS, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9298, DATË 28.10.2004, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e disa shtesave e ndryshimeve, në marrëveshjen e koncesionit, të formës “BOT”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e pontilit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre, në zonën bregdetare të Porto-Romanos, Durrës, ratifikuar me ligjin nr.9298, datë 28.10.2004, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 


06/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›