E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999, “PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR”

V E N D I M 

PËR 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999, “PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

                                                                                                              V E N D O S I :

 

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8530, datë 23.9.1999, “Për Shërbimin Postar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


06/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›