P R O J E K T L I GJ PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8932, DATË 25.7.2002, “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR &nbs
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8932, DATË 25.7.2002, “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 12, pika 3, 78, pika 1, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8932, datë 26.7.2002, “Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”, të ndryshuar, bëhen ky ndryshim dhe shtesë:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Republika e Shqipërisë merr pjesë, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, në Afganistan, me një kompani, së bashku me elementet mbështetëse, një togë, së bashku me elementet mbështetëse, një ekip mjekësor dhe një ekip trajnues (Operational Mentoring Liasion Team, OMLT), efektivë të Forcave të Armatosura.”.
Neni 2
Në nenin 2 pas fjalëve “... të kompanisë...” shtohen “... togës, ekipit mjekësor dhe ekipit trajnues...”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
17/10/2008 Votoni per projektligjin PO: JO: