V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8932, DATË 25.7.2002, “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR”
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8932, DATË 25.7.2002, “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.8932, datë 25.7.2002, “Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/10/2008