E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË, SI AUTORITETE

V E N D I M 

PËR 

SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË, SI AUTORITETE KONTRAKTORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, të përfundojnë procedurat e prokurimit për mallra, shërbime dhe ndërtime me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2008, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, brenda datës 8 dhjetor 2008. Brenda këtij afati të përfshihet lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës të nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.

2.     Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


22/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›