E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton 285 kuota për specializime në mjekësi

Këshilli i Ministrave vendosi gjatë mbledhjes së sotme për kuotën e pranimit dhe tarifën e shkollimit në programet e ciklit të tretë, të studimeve specializuese afatgjata në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës,  në vitin akademik 2009-2010.Pas miratimi të 285 kuotave për specializime në mjekësi, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit, që në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe Rektoratin, të ecet përpara me shpejtësi drejt fakulteteve private të mjekësisë, duke përcaktyuar njëkohësisht kritere sa më serioze.“Zgjerimi i bazë spitalore dhe modernizimi i saj e bën krejtësisht të mundur që të ketë edhe fakultet mjekësie privat, pasi duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se numri i mjekëve për frymë nuk është në standardin evropian dhe ne duhet të rrisim diplomimin e kualifikimin e mjekëve” theksoi kryeministri Berisha.23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›