E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje mes tifozëve në Uest Hem-Milluoll

Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur gjatë ndeshjes së Kupës midis Uest Hemit dhe Milluollit, e fituar nga vendasit me rezultatin 3-1. Një 44-vjeçar është plagosur me thikë dhe shumë të tjerë janë lënduar gjatë trazirave midis mbështetësve të dy skuadra. I plagosuri ka njoftuar policinë dhe është dërguar në spital. Nuk dihet ende gjendja e tij.

Policia tha se tifozët kanë hedhur sende të forta në drejtim të njëri-tjetrit dhe se dy persona janë arrestuar. Ndërkohë, nuk ka patur të lënduar në radhët e forcave të policisë.

Gjithçka filloi kur skuadra e Xhanfranko Zolës përmbysi rezultatin pak minuta para fundit. Milluolli udhëhiqte rezultatin falë golit të Haris. Por tre minuta para fundit, Zhunior Stanislas barazoi takimin, duke shkaktuar të parën nga dy mësymjet në fushën e lojës nga ana e tifozëve. Më pas, i njëjti lojtar ka kaluar skuadrën e tij në avantazh. Zavon Hines ka trefishuar rezultatin për vendasit. Në këtë moment filloi edhe përleshja, gjatë së cilës u plagos tifozi 44-vjeçar.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›