E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy anije malajziane, 9 të humbur

Kompanitë e naftës deklaruan sot se anija-cisternë, e specializuar në transportin e karburantit, po e transportonte solventin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në Yosu të Koresë së Jugut.

Oficerët e Marinës malajziane deklaruan se nuk ka rrezik për derdhje karburanti në det. Anija cisternë, në bordin e së cilës duhet të jenë 25 persona, u përplas me Ostende Max, një anije mallrash e regjistruar në Angli. Gjithsesi përplasja e dy anijeve të mëdha, nuk ndikoi aspak në qarkullimin normal të anijeve të tjera.

Oficeri i marinës malajziane deklaroi se pas përplasjes anija cisternë u përfshi nga flakët, por një kameraman i agjencisë Reuters që shkoi në vendngjarje, deklaroi se flakët ishin shuar dhe anija duket se nuk rrezikon të mbytet.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›