E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria asnjë masë për sigurinë e jetës

Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "tashmë është bërë e përditshme që kronikat e lajmeve të jenë të mbushura me vrasje, vetëvrasje dhe aksidente rrugore dhe qeveria nuk merr asnjë masë parandaluese për mbrojtjen e jetës së shtetasve të saj”.

"U bënë muaj pas vrasjes së deputetit Xhindi dhe ngjarja ende nuk ka autor, apo edhe vrasja e bujshme e katër efektivave të policisë ditët e fundit dhe qeveria vazhdon të heshtë", tha Tahiri.

Për këtë gjendje së pasigurisë në vend, Tahiri theksoi se "PS bën me përgjegjësi qeverinë".

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›