E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton qetëson amerikano-jugorët për bazën në Kolumbi

Hilari Klinton deklaroi se kjo marrëveshje do të respektojë sovranitetin e Kolumbisë dhe nuk do të çojë në një rritje të numrit të trupave amerikane.

Duke folur në Uashington pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm kolumbian, ajo tha se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë të ngrenë bazat e veta ushtarake dhe gjithashtu vendet e tjera nuk duhet dhe nuk do të preken.

Klinton tha se marrëveshja i ofron Shteteve të Bashkuara akses në bazat kolumbiane, por komanda dhe kontrolli, administrimi dhe siguria, do të jenë përgjegjësi e vetë kolumbianëve.

“Për çdo aktivitetet amerikan do të duhet të bihet dakord bashkarisht më parë,”- tha Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.
start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›