E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAD: PS përgatitje të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve

PAD deklaron se 'Rama po përgatitet që të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, si mënyra më e mirë për të mos pranuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare. "Berisha e ka ne dore Ramen per 3 arsye", tha Demeti 

TIRANË - Nënkryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Arben Demeti u shpreh sot "fitorja e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 28 qershorit është e padiskutueshme dhe kjo lidhet me arritjet e mëdha që ky koalicion ka arritur në këto katër vjet
PAD deklaron me bindje, theksoi Demeti në një konferencë për shtyp, se ''Rama po përgatitet që të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, si mënyra më e mirë e tij dhe e grupit të 99-shave për të mos pranuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare".
"Edi Ramës i duhet një alibi për humbjen e zgjedhjeve të qershorit, duke bërtitur për kartat e identitetit, apo edhe elementë të tjerë që do të dalin gjatë fushatës zgjedhore, apo ditën e zgjedhjeve për të kontestuar rezultatin, madje dhe për ta bojkotuar atë", tha ai.
Sipas nënkryetarit të PAD-së Berisha e ka në dorë Ramën për tri arsye, për dosje korrupsioni, dosje lustracioni dhe perversiteti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›