PAD kerkese KQZ Regjistrimi i kandidateve jo me certifikata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tirane 21 mars 2011 NOA 8211 Partia Aleanca Demokratike i kerkoi sot Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te korrigjoje ose ndryshoje Modelet e Kandidimit pasi kjo perben nje nga problematikat e procesit te regjistrimit te kandidateve.
Duke iu referuar Vendimit te KQZ-se nr.25 date 16.02.2011 Per miratimin e modeleve te kandidimit qe do te perdoren ne zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore 8 Maj 2011 nenkryetari i PAD-se Genci Anastasi tha se te gjitha partite jane duke hasur veshtiresi dhe jane te interesuara qe ta shmangin kete procedure pasi eshte vendosur certifikata si dokument identifikimi.
Anastasi kerkoi qe ky lloj percaktimi te ndryshoje.
Nenkryetari i PAD-se jep keto arsye per korrigjimin e procedures pasi Kodi zgjedhor aktual eshte miratuar ne Dhjetor te 2008-es dhe nuk ka parashikuar ndryshimet e ndodhura me pas me ligjin nr. 10129 date 11.05.2009 Per Gjendjen Civile.
Ne ligjin Per Gjendjen Civile percaktohen te dhenat e Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile si te dhena themeltare ku pasqyrohen perberesit e gjendjes civile per cdo shtetas shqiptar.
Pra certifikatat si edhe listat e zgjedhesve bazohen dhe gjenerojne nga Regjistri Kombetar i Gjendjes Civile. Sa me siper zyrat e gjendjes civile nuk leshojne ose jane ne shkelje te ligjit po te pajisin kandidatet qe konkurojne me certikata ne zgjedhjet vendore te 8 Majit 2011 tha Anastasi.
Ai nenvizoi se verifikimi i kandidateve nga KZAZ-te duhet te behet nga lista e zgjedhesve e cila eshte edhe ne trajte elektronike dhe ku jepen te dhena te plota dhe te mjaftueshme per verifikimin e kandiateve si Emri Atesia Mbiemri datelindja vendbanimi vendvotimi i zgjedhesit si dhe kodi 10 shifror ne te cilin percaktohen Kodi i Njesise se Qeverisjes Vendore Kodi i Qendres se Votimit ku do te votoje shtetasi dhe kodi i baneses.
Nderkohe KQZ do te mblidhet neser ne oren 11.00 per shqyrtimin e kerkeses se PAD-se.
mit/NOA
Lajme te ngjashmeKQZ Kandidatet dhe regjistrimi i tyre koalicionet veprojne ndryshe Topi Riformatimi i KQZ ceshtje e partiveMblidhet Grupi Parlamentar i PS vendoset per Tiranen Referendum historik ne Egjipt 72.2 pro ndryshimeve kushtetueseAlgjeria dhe Kuvajti mbeshtesin sulmin ndaj Gheddafit Lidhjecertifikata dokument identifikimi Genci Anastasi gjendjes civile kandidatet kerkese korrigjoni KQZ lista e zgjedhesve modelet e Kandidimit ndryshoni PAD regjistrimi Regjistrit Kombetar