E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Serbia në BE, jo me ideologji çetnike

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, tha se rehabilitimi eventual i Drazha Mihajloviç do të ishte “hap në drejtim të kundërt nga Bashkimi Evropian” dhe mund të dëmtojë imazhin e Serbisë.

“Rehabilitimi i gjeneralit Mihajloviç ndikon keq në proceset e integrimeve evropiane të Beogradit, meqë bëhet fjalë për një udhëheqës të lëvizjes kolaboracioniste që mundet vetëm t`i shkaktojë dëme imazhit të Serbisë”, tha Kacin për gazetën “Danas”. Ai tha se rehabilitimi eventual i Drazha Mihajloviç mund të krijojë raporte të veçanta negative me fqinjët, me shtetet që ishin “viktima të ideologjisë çetnike” dhe do pamundësonte pajtimin e mirëfilltë.

Kacin tha se e shqetëson “tentimi evident i ndryshimit të sistemit të vlerave” dhe shtoi se Evropa e pasluftës është ndërtuar në vlerat antifashiste, derisa rehabilitimi i Drazha Mihajloviç “është hap në drejtim të kundërt”.

Kundër rehabilimtimit të kësaj figure të Luftës së Dytë Botërore ka reaguar ditë më parë presidenti kroat Ivo Josipoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›