E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratimi i rezolutës, Feith: Punoni për të hequr pavarësinë e mbikqyrur

Menjëherë pas miratimi të rezolutës në Kuvend, ka ardhur dhe reagimi i shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Peter Feith i cili ka mirëpritur këtë vendim, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të punojnë në zbatimin e vendimeve që dalin nga procesi i përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.
 

“Me një shumicë dërmuese Kuvendi sot e miratoi një rezolutë që ndihmon në përcaktimin e hapave të mëtejshëm për të arritur këtë synim kombëtar. Unë e mirëpres gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha partive parlamentare për të filluar shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese si dhe të amendamenteve të legjislacionit primar relevant, të nevojshëm për përfundimin e mandatit tim dhe për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. Unë po ashtu mbetem i gatshëm të ndihmoj Qeverinë në punën e saj, në konsultim të ngushtë me udhëheqësit e Kuvendit, për të siguruar zbatimin e plotë të PGJS-së në mënyrë që kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar të takohet më vonë gjatë këtij viti të jetë në gjendje ta bëjë konstatimin që na mundëson finalizimin e procesit”, thuhet në deklaratën e Pieter Feith.
 

Ai ka thënë gjithashtu se është shumë e rëndësishme që të ruhet uniteti brenda popullit dhe partive politike.
“Nëse konsensusi kombëtar ruhet gjatë gjithë kësaj kohe, kjo do të dërgonte një mesazh të fuqishëm për qëndrueshmërinë e reformave dhe zbatimin e tyre, dhe rrjedhimisht do ta forconte reputacionin dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës si një shtet modern evropian”, përfundon deklarata e kreut të ICO-së, Pieter Feith.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›