E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat mbulojnë Durrësin, periferia është kthyer në kazan mbetjesh

Një situatë skandaloze është krjuar në periferinë e qytetit bredgdetar të Durrësit, ku masivi i plehrave jo vetëm që është kthyer në një burim ndotjeje, por dhe në një oaz punësimi në të zezë ku shikon se si punohet në kushte të mjerushme nga fëmijë, të rinj, apo edhe të moshuar.

Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment. Jemi vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit të Durrësit dhe pamjet deshmojnë sikur ndodhemi në vendin më të humbur të botës. Situata bëhet edhe më e rrezikshme për sa i përket epidemive të mundshme pasi mbetjet e qytetit po shpërndahen edhe në zona të tjera te qytetit duke kërcënuar jetën seriozsht.

Një pjesë e mbeturinave, siç tregojnë edhe pamjet filmike kanë bllokuar rrugët kryesore në periferi të qytetit bregdetar duke shkaktuar kështu, probleme të vazhdueshme në lëvizjen e automjeteve.

Një nga qytetet kryesore në Shqipëri me numër popullsie të trefishuar nuk ka ende nje qendër për përpunimin e mbetjeve urbane, që do të thotë se në një të ardhme të afërme situata në këtë territor mund të bëhet katastrofike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›