E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJE ME DRON/ Urdhërohet evakuimi i banorëve, Sukthi në pushtetin e ujit

Moti i keq ka vijuar edhe sot më 8 janar 2026 duke shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve kryesorë.

Lajmi më i keq vjen nga Durrësi ku u shënua edhe viktima e parë. Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi pasi e mori rrjedha e ujit.

Qyteti bregdetar vijon të jetë në situatë kritike pasi reshjet nuk kanë pushuar. Atje janë evakuuar 400 banorë teksa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve në Sukth dhe Katund të Ri.

Grupi i xhirimit i Fax News ishte në Sukth, nga ku pa nga afër situatën.

Banesa, biznese, automjete dhe toka bujqësore të përmbytura. Kjo ishte ajo çfarë uji kishte lënë pas në këtë zonë, ku dëmet janë të konsiderueshme.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas përmbytjeve masive të dy ditëve të fundit. Drejtuesja e organit të akuzës në qytetin bregdetar ka urdhëruar nisjen e hetimit për këto vepra penale:

•“Shpërdorimi i detyrës”

•“Shkatërrimi i pronës me përmbytje”

•“Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”

LEXO EDHE: Dëmet nga përmbytjet, Prokuroria Durrës nis hetimet! Dyshime për veprën penale “shkatërrimi i pronës”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›