E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAPA RATZINGER NE SHBA

 

Papa Benedikti i 16-të mberriti në Shtetet e Bashkuara për vizitën e tij të parë që kur u zgjodh në postin e kreut të Kishës Katolike para gati 3 vjetësh. Gjatë udhëtimit nga Roma për në Uashington, Papa tha se ishte shumë i turpëruar nga skandali i abuzimit seksual që ka prekur kishën katolike në Amerikë. Kisha ka paguar të paktën 2 milione dollarë për viktimat e abuzimit dhe qindra priftërinj janë ndaluar të ushtrojnë këtë profesion. Në aeroportin e bazës së forcave ajrore Andrews, Papa u prit nga presidenti Bush, Laura Bush dhe e bija e tyre Xhena, hera e parë që presidenti pret një udhëheqës të huaj në aeroport. Ndërkohë që Papa dhe presidenti Bush kanë pikepamje të ndryshme për çështje si lufta në Irak dhe dënimi me vdekje, ata kanë edhe pikpamje të njëjta si qëndrimi kundër abortit dhe martesës mes homoseksualëve. Ja si u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino."Presidenti Bush është shumë i kënaqur të presë këtu në Uashington shenjtërinë e tij. Dhe një prej arsyeve është se ata kanë pikepamje të njëjta për shumë vlera të përbashkëta".Pritja zyrtare për Papën e lindur në Gjermani bëhet sot kur mijëra njerëz do t'i urojnë atij mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë.Gjatë vizitës së tij 6-ditëshe, Papa do të mbajë mesha në stadiume të mëdha bejzbolli, do të flasë para Kombeve të Bashkuara, do të takohet me udhëheqës të ndryshëm fetarë dhe do të lutet në vendin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Gjatë vizitës këtë javë në Shtetet e Bashkuara, Papa Benedikti i 16-të do të kremtojë edhe dy ngjarje të rëndësishme personale. Sot ai mbush 81 vjeç dhe të shtunën është 3 vjetori i zgjedhjes së tij si Papë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›