E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARRESTOHET NE SUEDI 'SHOTA' E HAKLAJVE

 

E shumëkerkuara Zylfie Haklaj është arrestuar ne Suedi, nga forcat speciale suedeze.

Ajo qëndronte në Gotenborg e maskuar si burrë në mënyrë që mos të dallohej nga policia. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia shqiptare e cila sqaroi se ajo është dënuar me 25 vjet burg në mungesë, pasi ka ekzekutuar me armë zjarri Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin dhe më pas ka plagosur Izet Dushën e Hysen Biberaj.

Ajo ka marrë hak për 4 vëllezërit e vrarë, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

Mësohet se ajo po ndiqte procedurat për azil politik, bashkë me të është edhe i vëllaiHamdi Haklaj, i cili tashmë e ka fituar azilin politik në Suedi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›