E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër-mbytet një fëmijë 5-vjeçar

 

Ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë, kur ka rënë në kanalin që i ka shkaktuar vdekjen vogëlushit Irsad Shalili.

Irsad Shalili, një fëmijë 5-vjeçar është mbytur në një kanal me ujë pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Salo Halili", të Shkodrës. Ndërkohë që kanali ka qenë vetëm 50 metra larg shtëpisë së tij. Ai ka rënë në ujë ku edhe ka gjetur vdekjen, pasi nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Sepse e kanë nxjerrë nga uji të vdekur pa I dhënë mundësinë ta shpinin në spital.

Kjo nuk është hera e parë që një fëmijë humbet jetën në ujë, pasi jo shumë ditë më parë po në qytetin e shkodrës një tjetër fëmijë ka humbur jetën duke rënë në kanalin e ujit afër shtëpisë së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›