E Diel, 1 Nëntor 2026

PARIS – 272 persona të ndaluar gjatë protestave të sotme

PARIS, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Numri i personave të ndaluar gjatë protestave në Francë ka shkuar në 272, bëri të ditur Ministria e Brendshme franceze, raportoi gazeta “Le Figaro”.

Sipas ministrisë, ndalimet lidhen me episode dhune të shkaktuara nga persona me fytyra të mbuluara, në disa qytete të vendit, përfshirë Parisin, Marsejën, Renën, Tuluzën dhe Anzhën.
Autoritetet franceze deklaruan se incidentet

përfshijnë tentativa për grabitje të dyqaneve, përplasje me forcat e rendit, zjarrvënie, si dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe organeve të medias.

Ministria e Brendshme ia atribuoi përgjegjësinë për trazirat grupeve që i cilësoi si pjesë të “ekstremit të majtë”.

Protestat në Francë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje në disa zona, ndërsa autoritetet vijojnë të ndjekin situatën dhe të identifikojnë personat e përfshirë në incidentet e dhunshme.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›