VATIKAN – Papa Leoni i kërkon Putinit armëpushim për dërgimin e ndihmave në qytetin ukrainas

VATIKAN, 17 tetor /ATSH – AA/ – Papa Leoni ka shprehur shqetësim për situatën humanitare në qytetin ukrainas Oleshky gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, duke bërë thirrje për armëpushim që do të mundësonte dërgimin e ndihmave dhe evakuimin e sigurt të civilëve.
Vatikani njoftoi se Papa bëri thirrje për ndërprerjen e luftimeve, në mënyrë që të mundësohej dërgimi i ushqimeve dhe ndihmave mjekësore në qytetin e rajonit ukrainas të Khersonit.
Ai kërkoi gjithashtu evakuimin vullnetar dhe të sigurt të civilëve.
Papa Leoni rikonfirmoi angazhimin e Vatikanit për promovimin e dialogut dhe paqes. /os/