E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PARIS – Franca shënon 80-vjetorin e çlirimit të Strasburgut nga pushtimi nazist

PARIS, 23 nëntor /ATSH-AFP/- Presidenti francez, Emmanuel Macron përkujtoi sot 80-vjetorin e Trupave të Lira Franceze që çliruan qytetin lindor të Strasburgut nga pushtimi nazist dhe bëri thirrje që viktimat e shpërfillura të Luftës së Dytë Botërore të nderoheshin.

Macron mori pjesë në një ceremoni ushtarake me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Strasburgut nga Lufta e Dytë Botërore – në sheshin Broglie në Strasburgun qendror, duke u përkulur para një monumenti të gjeneralit Philippe Leclerc i cili udhëhoqi trupat e lira franceze në qytet më 23 nëntor 1944.

Macron do të vizitojë gjithashtu Natzweiler-Struthof, rreth 60 kilometra (40 milje) në perëndim të Strasburgut, i vetmi kamp përqendrimi i ndërtuar nga nazistët në tokën franceze.

Rreth 17 000 nga 50 000 njerëzit e internuar në Struthof dhe kampet e tij satelitore vdiqën ose u zhdukën.

Presidenti francez theksoi fatin e dhjetëra mijëra burrave alzastë të regjistruar me forcë në ushtrinë gjermane.

“Këta fëmijë të Alsas… u kapën, u veshën me një uniformë që ata e urrenin në shërbim të një kauze që i bëri skllevër, instrumente të një krimi që i vrau gjithashtu – dhe u kërcënuan me hakmarrje nëse përpiqeshin të iknin,” tha ai.

“Tragjedia e rekrutëve duhet të emërohet, njihet dhe mësohet”, shtoi Macron. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›