E Martë, 3 Nëntor 2026

PARIS – Macron dënon sulmin vdekjeprurës rus në qytetin ukrainas, Sumy

PARIS, 13 prill /ATSH-DPA/- Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi ashpër sulmin me raketa ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 31 personave, përfshirë dy fëmijë sot në mëngjes.

“Sulmi shkaktoi viktima të shumta civile, duke përfshirë fëmijë,” shkroi sot presidenti francez, Macron.

“Të gjithë e dinë se Rusia, e vetme, e donte këtë luftë. Sot, është e qartë se Rusia, e vetme, po zgjedh ta vazhdojë atë”, shtoi ai.

Macron akuzoi Moskën për ndjekjen e një konflikti – duke shpërfillur jetën njerëzore, ligjin ndërkombëtar dhe përpjekjet diplomatike – duke përfshirë iniciativat e fundit të udhëhequra nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Duhen masa të forta ndaj Rusisë – për të vendosur një armëpushim. Franca po punon pa u lodhur me aleatët e saj drejt këtij qëllimi”, tha Macron.

Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 31 persona u vranë në sulmin ajror rus, duke përfshirë dy fëmijë, dhe më shumë se 80 të tjerë u plagosën. / /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›