E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Partitë e reja premtojnë “qiqra në hell”, votë e shkuar dëm

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se partitë e reja të sapokrijuara, të re kanë vetëm fytyrën e kryetarëve të tyre.

Gjatë një takimi në Milano, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, Rama dekaroi ato kanë mbushur listat e mbyllura me familjarë të tyre.

“Janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë këtu në Itali: ne jemi forcë e re. Kanë dhe ca emra, jo bëhet, jo nuk bëhet, jo mundet jo nuk mundet, jo bashkë, jo veç. Ata nuk kanë asgjë të re. Të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e kryetarit të tyre. Ata kanë mbushur listat e mbyllura me familjarë të tyre, ndërsa deklarojnë se kjo pasi nuk kanë besim”, u shpreh Rama.

Rama tha se ata premtojnë, pasi nuk kanë asgjë në dorë.

“Premtojnë “qiqra në hell” se dihet se nuk kanë gjë në dorë. Mund të të premtojë të të falë edhe gjithë Milanon. Ta çosh votën për ata është ta çosh dëm”, deklaroi Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›