E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanuni sic e duam

/ /

NgaELSA BALLAURI

Te flasesh per Kanunin ne Shqiperi eshte nga njera ane si te zesh e te tregosh nje perralle te vjeter dhe te bukur e nga ana tjeter si te rrefesh per nje krim te sapondodhur. Nje ndarje e tille ka kohe qe po ndodh dhe kjo shoqerohet ne menyre te pashmangshme nga fenomenet e mosnjohjes dhe abuzimit. Kanuni shqiptar nuk eshte...

i vetmi dhe i cuditshmi i tille. Ai ishte nje kod i domosdoshem per nje popull qe donte ta lehtesonte jeten e tij nepermjet zbatimit te rregullave por ama nje kod kompatibel me gjendjen dhe psikologjine e nje shoqerie qe jetoi qindra vjet me pare. Ashtu si te gjitha ligjet ne bote qe vjetersohen dhe kerkojne te ndryshohen sipas zhvillimit te shoqerise njerezore edhe Kanuni e pushoi ekzistencen e vet prej shume kohesh. Por kujtesa historike nuk eshte e lehte te zhduket dhe sidomos ajo funksionon me se miri kur bazen e nje teorie te ngritur dhe te praktikuar prej shekujsh nuk mund ta zevendesoje nje tjeter me po te njejten force.
Kanuni ne vetvete eshte permbledhja e nje praktike te vjeter dhe te stermenduar njerezore nje praktike qe ka nxjerre nje esence jashtezakonisht te mencur dhe profesionale aq sa te duket se beresit e tij do te kane qene profesore te nderuar dhe te talentuar te jurisprudences. Kanuni i ka bere nje rregullim jetes se njerezve shqetesimet e tij kryesore ishin se si njeriu te bashkepunonte sa me mire dhe me lehte me jeten qe i kishte dhene Zoti me vdekjen me kishen dhe pronen me te afermin dhe vrasjen. Nje kod i tille jetik dhe i sjelljes eshte akoma nje shembull per tu marre ne nje perqindje te konsiderueshme. Natyrisht sot e shohim Kanunin si nje teori qe e perbuzte rolin e femres ne shoqeri por ne kete gjykim duhet pare cdo gje ne kontekstin e kohes.
Ne kohen tone ne kete kohe e cila ka prodhuar shume e shume ligje dhe rregulla moderne per shoqerine e sotme e vetmja rruge per vleresimin e Kanunit eshte qe ai te mbetet si nje kujtese e dhe trashegimi e rendesishme historike si nje vlere qe tu tregoje shqiptareve se si kane ditur te paret me mencuri te merreshin vesh mes tyre. Kanuni eshte nje perpjekje e natyrshme per ndertimin e shtetit dhe edhe per kete ka vlere monumentale.
Ne nuk e njohim Kanunin sepse e kemi fatin e keq te mendojme se po e zbatojme ate dhe si rrjedhim i kesaj e paragjykojme. Per kete arsye e quajme pjese primitive pa sens qe ska modernizem ne vetvete. Nderkohe pa dashje dhe pa e ditur ne e ndiejme ate ne sjelljen e mire karshi mikut ne bujarine ne respektin ndaj fese dhe familjes ne zakonet e vdekjes dhe marteses ne respektin ndaj prones etj. Edhe nese keto rregulla nga shume njerez nuk perfillen teorikisht e dime qe ato jane nje norme pozitive.
Pra Kanuni shqiptar nje kod mbi bazen e te drejten romake dhe me prejardhjen greke te fjales kanon - rregull ligj ka pjesen e tij paraeuropiane shume te rendesishme dhe te njellojte me te gjithe keta popuj qe i jane kushtuar sot te drejtes moderne. shte interesante te shihet ne kete prizem edhe zhvillimi i atehershem i shqiptareve qe ngjante dhe barazohej me mendesine ligjore sikurse vendet e zhvilluara perreth.
Por ajo qe ndodhi me vone jo njelloj me vendet e zhvilluara perreth ishte se ata munden ta zevendesonin kete kod te vjeter me ligjet e reja. Edhe ne ato vende ku ky rudiment ka mbetur rregulli i vjeter respektohet si p.sh. ishulli i Kretes.
Pra Kanuni shqiptar ekziston paralelisht me ligjet shqiptare.
Nje nga pjeset me te ndjeshme eshte kapitulli mbi gjakun. Gjakmarrja me dramen e thelle qe mbart me vete cuditerisht eshte bere prioritare ne perberjen e Kanunit duke sfumuar pjese te tjera te rendesishme dhe pozitive te tij dhe duke krijuar nje stereotip te forte.
Ajo qe diskutojme sot ne kohet moderne eshte barazimi qe i behet Kanunit me gjakmarrjen. Pra ne vend te nje studimi te hollesishem akademik qe duhet te behej me kujdes nga shkencetaret ku Kanuni te analizohej me kujdes si nje memorie historike e rendesishme dhe me vlere kemi kaluar ne nje prakticitet gjakesor qe nuk fal askend perpara inatit dhe urrejtjes. Jane vrare gra megjithese Kanuni citon se gruaja dhe prifti nuk preken jane vrare prifterinj megjithese kanuni citon se prifti dhe gruaja nuk preken jane vrare femije megjithese kanuni citon se gjaku nuk merret tek femijet... Nderkohe ka nje pasoje reale qe ndodh ne disa vende te Veriut madje edhe rreth Shkodres femijet e ngujuar mbeten pa shkolle grate e ngujuara mbeten pa jete pertej mureve burrat vuajne nese i vuajne vertet pasojat.
Dy konceptet ajo mosnjohjes dhe abuzimit qe permenda me lart ecin krahas dhe ndihmojne njera-tjetren.
Pse nuk arrijme dot ta mundim kete fenomen eshte kjo paaftesi e shtetit apo e komunitetit. Natyrisht e te dyjave bashke nuk eshte justifikim te themi se jemi tradicionale dhe sdalim dot nga e kaluara. Individi e ka te veshtire te njohe humanizmin ne kete vend shume pak njerez preken nga femijet e ngujuar dhe nga familjet qe vuajne nga gjakmarrja. Nje vrasje e tille eshte gati si cdo vrasje per te gjithe ndersa per mediat eshte nje shfaqje e mire... Vetem kaq.
Nga ana tjeter shteti qe duhet dhe ka per detyre te marre persiper jetet e shtetasve ska asnje strategji per gjakmarrjen. Edhe ato pak perpjekje qe kane bere individet sfumohen nga korrupsioni neper zyrat e Ministrise se Punes.
Nuk mendoj se shteti eshte i paafte ta zhduke gjakmarrjen. Nese bejme nje analize te shkurter duke e krahasuar me nje tjeter fenomen trafikun e qenieve njerezore. Per sa kohe pati nje shtytje te fuqishme nga komuniteti nderkombetar per kete gje menjehere ra ne sy ndryshimi i madh i rolit te shtetit per sa i takon trafikut. Pra ne momentin qe te huajt e vune perpara pergjegjesise shtetin shqiptar sepse me trafikun nuk rrezikohet vetem Shqiperia por edhe ata vete u ndien permiresime.
Gjakmarrja cilesohet si fenomen shqiptar te huajt nuk nderhyjne per te nuk vene ultimatume nuk interesohen te krijojne strategji. E nderkohe ne si shqiptare si perhere nuk na behet vone per shqiptaret...
As vete nuk e dime se si e duam Kanunin e duam nje si relike te mencur me te cilen mburremi nje kod dinjitoz atehere kur e perdorim apo nje memorie te shkaterruar atehere kur e felliqim
Jemi ne nje dileme nga e cila vetem vetja jone nese duam mund te na nxjerre

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›