Të përndjekurit: Të dëmshpërblehen edhe të pushkatuarit përpara vitit 1944
19/07/2011 Kryeministri Berisha premton ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin
Burgu famëkeq i Spaçit, do të kthehet në muze, ku do të përkujtohet qëndresa e tyre
Kërkesat e ish-të përndjekurve të regjimit komunist për trajtimin me dëmshpërblim financiare të personave të pushkatuar pa gjyq përpara vitit 1944 dhe që s’u gjendet dokumentacioni duket se kanë marrë mbështetjen e kryeministrit Berisha. Një përfaqësi e tyre e kryesuar nga kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve të regjimit, Simon Miraka, ka zhvilluar dje një takim me kryeministrin Berisha, ku i kanë kërkuar që në ligjin aktual të përfshihen dhe disa raste të papërfshira më parë, siç janë të pushkatuarit pa gjyq përpara vitit 1944, të cilëve u mungon në shumicë dokumentacioni zgjedhor “Përfaqësuesit e të përndjekurve kërkuan rishikimin e ligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist me qëllim përfshirjen e disa rasteve që kanë qenë të patrajtuara më parë, siç janë të pushkatuarit pa gjyq dhe të pushkatuarit para vitit 1944, rastet ku dokumentacioni mungon, apo disa vepra të cilat nuk janë përfshirë në ligj”, - thuhet në njoftimin e nisur nga zyra e shtypit e Kryeministrisë. “Kryeministri Berisha, duke vlerësuar kontributin e të dënuarve politikë të regjimit komunist në promovimin e vlerave njerëzore, lirisë dhe të drejtave të njeriut si dhe zërin e fuqishëm në dënimin e krimeve të kryera nga regjimi i diktaturës, u shpreh se qeveria do të trajtojë me përparësi këto kërkesa, duke u dhënë atyre përgjigjen më të drejtë. Kryeministri theksoi se kjo shtresë është dhe do të mbetet në vëmendjen e qeverisë me qëllim kthimin e nderit dhe të dinjitet të çdo ish-të dënuari politik. Kryeministri shprehu gatishmërinë që në bashkëpunim me shoqatën e të përndjekurve të rishikojë legjislacionin që përmirëson dhe përshpejton trajtimin me përparësi të tyre”, - thuhet në njoftimin e kryeministri. Që prej daljes së ligjit shoqatat e ish-të përndjekurve e kanë cilësuar si të padrejtën mospërfshirjen e të pushkatuarve përpara 29 nëntorit të vitit 1944 të qindra nacionalistëve nga ana e bandave komuniste
Burgu muze
Burgu famëkeq i Spaçit do të shndërrohet në muze kombëtar, ku do të pasqyrohen vuajtjet e të burgosurve të ndërgjegjes nga regjimi komunist. Këtë e bëri të ditur kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku tha se ishte e kërkesë e ish-të përndjekurve politikë. “Kërkojnë që kujtesa historike të vendoset dhe në këtë aspekt qeveria do të vendosë për shndërrimin e kampit të përqendrimit të Spaçit në muze kombëtar”, - bëri të ditur kryeministri para deputetëve.