E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ, heshtje per ngjarjen ne Himare

Deputetet e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut heshtin per incidentet ne Himare. Nga ngjarja e fundit dhe thirrjet e banoreve per autonomi e helenizim, deputetet e kesaj force politike nuk kane dhene asnje reagim mbi te. Edhe pse jane kontaktuar vazhdimisht nga gazeta, deputetet kane preferuar te heshtin per situaten e ndodhur ne Himare. Heshtja vijon pavaresisht kerkesave te vazhdueshme qe po behen per shkarkimin e kryetarit te Bashkise, Vasil Bollano dhe thirrjet e tij qe u quajten "antikombetare". Per ngjarjen nuk pranoi te flase as kryetari i partise, Vangjel Dule, as deputetet e tjere si Leonard Solis. Ndonese PBDNJ njihet si nje force politike, e cila perfaqeson dhe minoritetin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›