E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Himara, Basha te jape llogari

Rozeta Rapushi

Nenkryetarja e Komisionit te Jashtem, Arta Dade, kerkon qe ministri Lulzim Basha te raportoje ne Kuvend mbi viziten e zv/ministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis, qe shkaktoi thirrje antishqiptare ne Himare. Duke i dhene akoma me shume shtyse levizjes se politikes kunder thirrjeve per autonomi ne Himare, si dhe kerkeses per helenizim, Dade tha se qeveria e diplomacia duhet te reagojne, si dhe te shkarkojne kryetarin e Bashkise, Vasil Bollano. "Duhet nje informacion me i plote per viziten e zyrtarit grek ne Himare. Incidenti eshte i perseritur dhe une besoj se shteti duhet te funksionoje, duke ushtruar te gjitha kompetencat", reagoi dje deputetja socialiste. Sipas saj, Bollano po shkel per te disaten here ligjet e shtetit shqiptar, madje dhe Kushtetuten, ndaj Kryeministri duhet te nderhyje me kompetencat qe i njeh ligji. "Duhet te kemi nje vemendje edhe me te madhe lidhur me investimet, lidhur me permiresimin e gjendjes atje, sepse Himara eshte me komplekse sesa shihet", tha Dade. Nenkryetarja e Komisionit te Jashtem u shpreh e shqetesuar dhe per perdorimin e termit zona minoritare, ne menyre te vecante per Himaren. Sipas saj, keto terma duhet qe te mos ekzistojne, pasi praktikisht vendi yne nuk ka zona te mirefillta minoritare. Nga ana tjeter, deputetja socialiste theksoi se incidente te tilla nuk do te ndikojne ne marredheniet mes vendeve. Ndonese duhen pare me kujdes. "Une mendoj se kjo nuk prek marredheniet jashtezakonisht te mira mes dy vendeve, por jane incidente te krijuara nga individe, te cilet me se nje here duhet patjeter qe te vihen para ligjit", theksoi Dade. Sipas saj, i takon Kryeministri ta kryeje kete, sepse ai e ka kompetence qe te reagoje konform legjislacionit shqiptar. Reagimi i numrit dy te komisionit, i pari ze dhe nga Partia Socialiste, erdhi vetem nje dite pas fjalimit te ashper te deputetit Spartak Ngjela ne seance plenare. Ngjela kerkoi jo vetem shkarkimin e Bollanos, por edhe venien e tij para drejtesise si nje bandit antishqiptar. Levizja e politikes u ndje vetem pak dite pasi banoret e Himares kerkuan helenizim dhe autonomi. Gjate vizites se zv/ministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis, banoret kerkuan te jene pjese e shtetit grek me te drejte vote dhe te shpallen si qyteze autonome. Kerkese e cila nuk mori pergjigje nga zv/ministri grek. Zyrtari grek u prit me tingujt e himnit grek, flamuj te shtetit fqinj dhe gjate gjithe kohes komunikuan ne gjuhen helene ne viziten e kryer ne Himare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›