Presidenca e qeveria, asnje reagim zyrtar per Himaren
Ministria e Jashtme nuk ka asnje qendrim zyrtar ne lidhje me perfaqesimin e ministrit Lulzim Basha ne Komisionin parlamentar te Jashtem ne lidhje me ngjarjet e Himares. Keshtu, perfaqesues zyrtare te kesaj ministrie kane theksuar per "Koha Jone" se ishin njohur ne lidhje me kerkesen e kreut te Komisionit te Jashtem, Prec Zogaj, nepermjet televizionit dhe per pasoje nuk kishin dijeni ne lidhje me qendrimin e ministrit Basha per kete kerkese. Nisur nga kjo, nuk dihet nese ministri i Jashtem, Basha, do te paraqitet per te raportuar ne Komisionin e Jashtem. Nga ana tjeter, as Presidenca dhe as Kryeministria, as dje, nuk kane dhene ndonje qendrim zyrtar ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Himare, disa dite me pare.