Ceka: Berisha duhet te reagoje
Presidenti i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, nuk ka vonuar te shigjetoje me akuza ne distance dhe gjate dites se djeshme Kryeministrin Sali Berisha. Kesaj radhe jane dashur trazirat e diteve te fundit ne Himare, ato te cilat i kane dhene spunton kreu aleancist te mos kurseje akuzat e tij. Madje, Ceka e lidhi heshtjen e Kryeministrit per ngjarjen ne fjale me mbeshtetjen e tij per PBDNJ-ne ne zgjedhjet lokale. Kesisoj referuar rastit ne fjale presidenti i Aleances Demokratike, Neritan Ceka, kerkoi nga Kryeministri Berisha qe te reagoje ndaj qendrimeve antishqiptare te kryetarit te Bashkise se Himares. "Heshtja e Kryeministrit ndoshta lidhet me mbeshtetjen per PBDNJ-ne ne zgjedhjet lokale. Berisha ka te drejte te shkarkoje cdo bashkiak qe shkel Kushtetuten", u shpreh Ceka, duke argumentuar ne kete menyre qendrimin e tij.