Shkarkohet drejtori i spitalit të Korçës, Artan Buzo
KORCE - Shkarkohet nga detyra, drejtori i spitalit të Korçës, Artan Buzo. Shkarkimi i tij është bërë ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, me arsyetimin për nevojën e rritjes së performancës në spitalin rajonal.
Buzo ka drejtuar spitalin e Korçës prej më shumë se një viti. Aktualisht në Korçë në strukturat e LSI-së ai kryen funksionin e anëtarit të Kryesisë së kësaj force politike.
Emërimi i drejtorit të ri të spitalit të Korçës pritet të bëhet ditën e hënë. Shkarkimi i drejtorit të spitalit të Korçës vjen pas atyre të një dite më parë, kur Ministria e Shëndetësisë largoi nga detyra drejtorin e spitalit të Vlorës, Lezhës, si dhe drejtoreshën e shëndetit publik në Pukë, me të njëjtin arsyetim, për rritje të performancës në këto institucione.
(er.nu/news24/BalkanWeb)