PBDNJ pro heqjes se imunitetit te zyrtareve dhe gjyqtareve
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka komentuar nga Korça çështjen e heqjes së imuniteteve, duke u shprehur se nuk ka asnjë arsye, që Shqipëria të ketë një realitet të ndryshëm nga ai i vendeve të tjera të Europës, përsa i përket imunitetit. Duke e konsideruar një çështje të rëndësishme dhe mjaft delikate për funksionimin e demokracisë, Dule theksoi se heqja e imunitetit nuk duhet të bëhet objekt i mikropolitikave të partive dhe nuk duhet të trajtohet me hipokrizi. Sipas tij, kjo çështje duhet t’i nënshtrohet një debati serioz dhe esencial, që do t’i shërbejë mirëfunksionimit të demokracisë.
Kreu i PBDNJ-së ka bërë përgjegjëse klasën politike për vonesat në marrjes e statusit të vendit kandidat, ngërçi i së cilës, sipas tij ka frenuar hapat e mëtejshëm të vendit drejt Bashkimit Europian.