Tritan Shehu Rama ka frike nga heqja e Imunitetit
Anëtari i Komisionitë të Ligjeve, pjesë e trupës që ka tagrin ekskluziv të shqyrtimit të nismave për ndryshimin e Kushtetutës Tritan Shehu vlerësoi rolin nxitës të partnerëve ndërkombwtare për të afruar Shqipërinë drejt familjës europiane, rol që po shfaqet në mënyrë intensive sw fundmi dhe për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, një kërkesë kryesore kjo për të fituar statusin e vendit kandidat.
Në rast se statusi nuk merret a po përdoret cështja e imunitetit si alibi nga mazhoranca siç akuzon kryetari i opozitës, Tritan Shehu fton PS-në ta provojë teorinë e saj.
Shehu hodhi poshtë dhe argumentat me të cilat PS servir nismën për votimin me shumicë të cilësuar të anëtarëve të organeve të drejtësisë. Faktet sot janë tërësisht tw tjera, evidentoi ai. Deputeti demokrat sjell dhe një herë në vëmendje se nuk ka të bëjë me detyrën funksionale të deputetit.
Tashmë zyrtarisht palët rendin drejt 6 gushtit me diskutime teknike dhe politike mbi nismat për heqjen e imunitetit. Projekti i demokratëve, i cili është një përshtatje në shqip e rekomandimeve të ekspertëve të KE dhe KiE, përcakton heqjen e imunitetit për deputetët dhe ministrat. Ata mund të merren në ndjekje penale dhe civile, mund t’i nënshtrohen kontrollit vetjak dhe të banesës, për cdo lloj akti të kryer, përveç mendimit dhe votës që japin në Parlament, duke vënë në dijeni Kuvendin.
I ndryshëm është projekti i socialistëve i cili kërkon kufizim të imunitetit, jo heqje të tij. Opozita kërkon që autorizim i Kuvendit të merret edhe për rastin e kotrollit vetjak apo të banesës, duke e arsyetuar këtë me parandalimin e sulmeve të motivuara politikisht. Në projektin e Euralius-it, nismë e PD-së,këto garanci sigurohen me vendim të Parlamentit, i cili kur konstaton se sjellja e një organi ndaj një deputeti po pengon funksionimin e Kuvendit, i kthen imunitetin deputetit.