E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA viktima ne premieren Batman

12 persona kanë humbur jetën gjatë një incidenti me armë zjarri në qendrën “Aurora” në Denver të shtetit të Kolorados në SHBA, gjatë premierës së filimit The Dark Knight Rises, kapitull i ri i Sages së dedikuar Batmanit. Sipas televizionit amerikan NBC, një i dyshuar si autor i masakrës është ndaluar nga policia.
Policia amerikane, e cituar nga radioja lokale “850 KOA”, ka deklaruar se 30 deri në 40 persona kanë mbetur të plagosur në këtë ngjarje. Dëshmitaret thanë se panë një person që mbante një maskë të hapte zjarr si dhe ka hedhur disa objekte që ngjasonin me bomba gazi.Agjencia e lajmeve reuters citoi një reporter lokal të thoshte se 12 persona kanë vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›