E Diel, 1 Nëntor 2026

PBKD, Roshi: PS-ja, politikë guerilase

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat konsideron se veprimtaria e Partisë Socialiste është vazhdim i politikës guerile të paraardhësve të tyre. Sipas kryetarit Artur Roshi, me bllokimin e shesheve dhe rrugëve ata shqetësojnë qytetarët dhe me këtë duan të tërheqin vëmendjen e publikut që është indiferent ndaj politikës së tyre për pushtet. Greva e urisë nuk është element demokratik, sepse ajo nuk mundëson hapësira për kompromis. Vetësakrifica është ushtrim i dhunës pasive, e cila përdoret për shantazh, - deklaroi z. Roshi. PBKD-ja më tej vlerëson se Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për reformën e dekomunistizimit: ligji i lustracionit, hetimi i krimeve të komunizmit dhe rishkrimi i historisë, të cilat do të na ndihmojmë që të mos përsëriten gabimet e të shkuarës që shpesh kanë qenë fatale. Kreu i PBKD-së, Artur Roshi, bëri dje të ditur: Ne mendojmë se origjina e tensioneve të sotme politike i ka rrënjët te mendësia komuniste që kanë segmente të caktuara të spektrit të sotëm politik. Komunizmi është një ideologji e bazuar jo te politika të arsyeshme, por te instinkti për pushtet, për të cilin ata janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, përfshi edhe jetë njerëzore të pafajshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›