Gjykata vendos te henen per lirimin e Dritan Minxollit

Avokati Prifti ve ne dispozicion vendimin e Gjykates se Larte saktesohet se paraburgimi duhet llogaritur nga data 13 mars 2009 dita kur dosja u dorezua nga Prokuroria e Pergjithshme ne Gjykaten e Larte. Gjyqtari Hoxha do te vendose per lirimin ose jo te Ylli Pinarit dhe Mihal Delijorgjit
Kater te pandehurit e arrestuar te dosjes Gerdeci mund te lirohen nga paraburgimi. Vendimi i Gjykates se Larte disa dite me pare u hap rruge te pandehurve te kerkojne lirimin me argumentin e skadimit te afateve te paraburgimit. Dritan Minxolli mbahet padrejtesisht ne burg dhe duhet liruar menjehere. Ky ka qene thelbi i kerkeses se bere nga avokati i tij Arben Prifti ne seancen e djeshme duke argumentuar per gjykaten edhe arsyet pse duhet marre nje vendim i tille si dhe duke iu permbajtur ne menyre specifike edhe vendimit te Gjykates se Larte. Gjykata ka caktuar daten 24 nentor diten e shpalljes se vendimit nderkohe qe i duheshin proceduralisht 5 dite per te bere perllogaritjet dhe per te arritur ne nje perfundim nese duhet vendosur lirimi i tij apo jo nga qelite e paraburgimit. Te henen shpallet vendimi nga gjyqtari Ridvan Hado nderkohe qe avokatet kane bojkotuar seancen deri ne marrjen e ketij vendimi duke braktisur sallen e gjyqit. Prokuroria ka reaguar per kete largim te avokateve dhe vete te pandehurve duke u shprehur se pas marrjes se ketij vendimi te ndermjetem nga gjykata per caktimin e dites se hene per te vendosur mbi fatin e metejshem te Dritan Minxollit nese do te qendroje ne paraburgim apo do te gjykohet i lire pa mase sigurimi avokatet e kishin detyrim ligjor per te qendruar dhe jo per te braktisur seancen. Pas shprehjes se gjyqtarit Hado per shpalljen e vendimit diten e hene te javes se ardhshme i pari qe e ka lene sallen e gjyqit ka qene avokati Maks Haxhia i cili mbron interesat e Mihal Delijorgjit ne kete proces gjyqesor dhe me pas ai eshte ndjekur nga avokati i Ylli Pinarit dhe avokati i Minxollit. Ne keto kushte seanca u shty per diten e hene ku pritet edhe vendimi per lirimin ose jo te ish-drejtorit te fabrikes se demontimit te municioneve ne Gerdec Dritan Minxolli.
Kerkesa
Fillimi i seances se djeshme per 29 te pandehurit e akuzuar per tragjedine e Gerdecit ka nisur me nje kerkese nga avokati i njerit prej te pandehurve te arrestuar Dritan Minxollit. Avokati Arben Prifti ka kerkuar nga gjykata lirimin e menjehershem te klientit te tij pasi afatet jo vetem qe kane perfunduar por edhe mbahet ne burg ne menyre te tejskajshme. Ne baze te nenit 263/2 si dhe ne baze te vendimeve qe ka dhene kjo gjykate dhe Gjykata e Larte klienti im Dritan Minxolli mbahet padrejtesisht ne paraburgim pasi afatet e paraburgimit kane perfunduar dhe jane tejkaluar prej 89 ditesh duke e mbajtur ne menyre te tejskajshme brenda - u shpreh ne kerkesen e tij avokati Prifti duke i vene ne dispozicion trupit gjykues edhe vendimin e disa diteve me pare te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte ku specifikohej se per te pandehurit duhet te llogaritet paraburgimi jo prej dites qe kjo dosje ka mberritur ne Gjykaten e Shkalles se Pare por nga dita qe kjo dosje eshte regjistruar ne Gjykaten e Larte. Pra ne baze te vendimit te Kolegjit Penal perllogaritja e afateve te paraburgimit duhet te filloje nga dita 13 mars 2009. Bazuar ne kete vendim te Gjykates se Larte marre per te pandehurit Ylli Pinari e Mihal Delijorgji shtrihen efektet edhe per dy te pandehurit e tjere te arrestuar ne te njejten kohe Dritan Minxolli e Sokol Ngjeci. Pra ne baze te ketij vendimi paraburgimi humbet automatikisht fuqine.
Rivleresimi
Por nderkohe qe diten e hene shpallet vendimi per lirimin ose jo te te pandehurit Dritan Minxolli nje tjeter trup gjykues do te rivleresoje masat per Ylli Pinarin dhe Mihal Delijorgjin nese do te lirohen apo jo ne baze te arsyetimit te dhene nga Gjykata e Larte. Ne baze te shortit te hedhur nga gjykata do te jete gjyqtari Besnik Hoxha qe do ta vendose nje gje te tille. Pas kerkeses se te pandehurve Pinari e Delijorgji Kolegji Penal vendosi prishjen e dy vendimeve te Shkalles se Pare dhe Apelit dhe rikthimin e masave per rivleresim ne Shkalle te Pare. Pra do te jete gjyqtari Hoxha i cili do te perllogarise ditet e qendrimit ne paraburgim per keta dy te pandehur qe nga data 13 mars 2009 dhe do te vendose lirimin e Pinarit e Delijorgjit. Ne nje vendim te gjyqtarit Hado perllogaritja nga ana e tij ishte bere qe nga dita kur dosja ishte depozituar ne Shkallen e Pare mirepo vendimi i Kolegjit Penal detyron gjykaten me te ulet ta nise perllogaritjen nga dita kur eshte depozituar dosja ne Gjykate te Larte. Dhe ne baze te kesaj perllogaritjeje kater te pandehurit e arrestuar mbahen padrejtesisht ne paraburgim prej afro 3 muajsh duke perllogaritur edhe pezullimet e afateve te paraburgimit dhe lejen e gushtit dhe pushimet e dhjetorit te gjykatave.