Burgaj ne Kosove takim me homologun e tij

Pas fteses se bere nga homologu i tij kosovar drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj i eshte pergjigjur pozitivisht duke zhvilluar nje vizite zyrtare pune ne Kosove. Ne takimin qe Burgaj dhe delegacioni i Policise Shqiptare i kryesuar prej tij pati me drejtorin e Pergjithshem te Policise se Kosoves Reshat Maliqi ka qene i pranishem edhe ambasadori i Shqiperise ne Kosove Islam Lauka. Ne qender te ketij takimi ishte forcimi i metejshem i bashkepunimit dhe koordinimit ndermjet dy vendeve me qellim goditjen e te gjitha formave te krimit dhe ne vecanti luften kunder krimit te organizuar. Dy drejtuesit e larte policore ne menyre te vecante kane vleresuar trajnimet e perbashketa ndermjet Policise se Shqiperise dhe asaj te Kosoves si dhe bashkepunimin e angazhimin ne luften kunder krimit te organizuar e krimit nderkufitar.
Ne kuader te axhendes se vizites se tij ne Kosove Burgaj ka marre pjese edhe ne ceremonine e perfundimit te Kursit te Pare Nderkombetar per Personelin dhe Komanden Policore organizuar nga Qendra Universitare Northwestern per Sigurine Publike. Gjate kesaj ceremonie te zhvilluar krahas zyrtareve te Policise se Kosoves jane diplomuar edhe zyrtare te Policise Shqiptare te cilet gjate ketij kursi kane pasur mundesi te thellojne njohurite e tyre ne drejtim te menaxhimit te projekteve pergatitjes se buxhetit menaxhimit te trafikut shperndarjes se resurseve si dhe komunikimit brenda organizates.