E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD - PS pakti ngec tek hetimi i zgjedhjeve ne rast manipulimi

Dje takimi i dyte ne nivel ekspertesh socialiste e demokrate bashkojne kerkesat. Krijohet drafti i ri me 19 pika. Ndryshmet ne Kod pas zgjedhjeve te 8 majit


TIRAN- Mazhoranca dhe opozita nuk kane mundur ende qe te gjejne nje marreveshje per korrektesi ne zgjedhjet e tete majit. Te shtyre edhe nga vizita e komisionarit Stefan Fyle ata jane takuar serish dje dhe vetem kane bashkuar kerkesat e PS me ato te PD.


Socialistet jane shprehur ne parim pro marreveshjes ndersa demokratet kane pohuar se kerkesat e opozites nuk mund te pranohen perpara zgjedhjeve te 8 majit. Ne keto kushte gjithcka pritet qe te nise nga fillimi ne oren 1100 te dites se premte. Ne pothuajse dy vjet krize politike PD dhe PS i jane afruar rreth dhjete here arritjes se nje pakti por asnje here nuk eshte hedhur forma perfundimtare.


Socialistet shkuan ne takimin e djeshem me kater pika shtese nga drafti i demokrateve ne te cilet kerkojne ndryshime ne Kodin Zgjedhor per hetime ne rast dyshimi per procesin zgjedhor dhe disa kerkesa qe lidhen me garancite paraprake per zgjedhje.


Burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se demokratet ne parim kane pranuar kerkesen duke u shprehur se nuk jane kunder ndryshimeve ne Kod por se ai nuk mund te pesoje ndryshime nje muaj perpara zgjedhjeve dhe se me pare duhet marre opinioni i OSBE/ODIHR dhe Komisionit te Venecias.


Ndersa socialistet kane kerkuar pranimin e pikave qe lidhen me veprimtarine e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe sipas tyre nuk lidhen me ndryshimet ne Kod por me zbatimin e perpikte te tij nga anetaret ne kete institucion. Lidhur me ndryshimet ne Kod socialistet shprehen se mund te pritet edhe pas dates se zgjedhjeve. Paketa e re e opozites i ka shtyre negociatat me demokratet deri diten e premte.


Gjate kesaj periudhe ekspertet e mazhorances do te shqyrtojne me kujdes ndryshimet. Te kontaktuar nga Shekulli socialistet thane se nuk kane marre ende ndonje garanci nese do te pranohen ose jo propozimet.


Pas takimit me dyer te mbyllura perfaqesuesit e te dy forcave kryesore edhe pse shprehen qendrime te ndryshme lidhur me propozimet lane te hapur mundesine per nenshkrimin e saj. Nisur nga qellimi per te arritur nje marreveshje per ato pika esenciale ne kemi bere disa propozime tek propozimi i demokrateve per ato pika qe ne i cilesojme esenciale.


Pervec pjeses qe i takon transparences post-zgjedhore asgje tjeter nuk ka te beje me kodin. Vetem kjo i shtrin efektet pas zgjedhjeve te tjerat kane te bejne me procese qe mund te zgjidhen me vullnet te mire nga KQZ deklaroi deputeti i PS Damian Gjiknuri. Ndersa perfaqesuesi i PD-se pershendeti propozimet e PS-se.


Neve do ti shohim me kujdes te gjitha propozimet kemi marre kohen e perbashket deri diten e premte per te pare se sa prej tyre per ti gjykuar me kujdes per sa i perket aspektit te perfshirjes ne menyre qe keto kerkesa qe ata kane nuk jane te tilla qe te jene te pazbatueshme ose qe mund te cenojne procesin tha perfaqesuesi demokrat Oerd Bylykbashi. Ne takim munguan dy kryetaret e grupeve parlamentare Gramoz Ruci per PS-ne dhe Astrit Patozi per PD-ne duke e lene debatin e djeshem ne nivel ekspertesh.


Damian Gjiknuri PS

Partia Socialiste ne funksion te tryezes se zhvilluar edhe dje e nisur edhe nga qellimi i mire per te arritur nje marreveshje per ato pika esenciale qe ne i kemi nxjerre problem per zgjedhjet vendore kemi bere nje sere propozimesh tek drafti qe ka pergatitur partia demokratike pra si nje vullnet i mire per te gjetur nje zgjidhje para ketyre zgjedhjeve pikerisht per ato kushte qe ne i kemi quajtur esenciale per zgjedhjet vendore.


Pervec pjeses qe i takon transparences post zgjedhore dhe qe nuk ka efekte te menjehershme ne proceset e filluara asgje tjeter nuk ka te beje me kodin pra vetem aspekti i transparences post zgjedhore gje qe fillon i shtrin efektet pas perfundimit te zgjedhjeve vendore


Oerd Bylykbashi PD


Ne gjykimin tone eshte me mire te presim qe cdo lloj ndryshimi i cili do te behet tani ose ne te ardhmen te vleresohet me pare nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Ka dhe propozime te tjera qe i korrespondojne ne menyre imediate pergatitjes se deritanishme qe tashme jane ne zhvillim e siper te cilat u shpreh edhe dje qarte se nese nuk jane te miredizejnuara dhe te certifikuara mund te cojne ne destabilitet te kornizes ligjore dhe me pas procesit zgjedhor.


Megjithate mbetet per te gjykuar une nuk dua te jap asnje mendim me brendine e ketyre sepse morem kohen e nevojshme per ti shqyrtuar me kujdes dhe per tu ulur diten e premte per te firmosur nje marreveshje te perbashket.


Luan Rama LSI

Brenda propozimeve qe ka sjelle Partia Socialiste ka gjera racionale qe kontribuojne per ta plotesuar me mire marreveshjen dhe per te mberritur ne nje dokument qe te pranohet nga palet dhe per ta nenshkruar ate me seriozitetin qe meriton nje fushate zgjedhore e vendosur ne parametrat e rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Ne kete funksion eshte lene qe te punojne ekspertet per te arritur ne nje draft ku integrohen natyrshem edhe ajo pjese racionale e propozimeve te PS-se pastaj u la qe diten e premte ne oren 11 te mblidhemi per ta nenshkruar draftin natyrisht duke mos leshuar pe ne asnje rast ne ato cka jane parimet themelore qe burojne nga rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›