E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Muslim Mulliqi

Kjo pyetje nuk mund te behet thone studiues te Galerise Kombetare te Arteve qe po punojne per ngritjen e ekspozites personale te Muslim Mulliqit 1934-1998. Nese duhet filluar me artistet e mire figurative nga Kosova tia tregosh publikut ne Tirane kur flitet per marrie dhe dhenie mes dy kulturave shqiptare duhet nisur me Mulliqin.


Nga krijimtaria e tij do te prezantohet momenti i arte njezet vjecar qe permbledh vitet 1970-1990. 30 vepra vaj mbi kanavace jane sjelle nga familja Mulliqi trashegimtaret gruaja dhe i biri. Ata vijne nga Prishtina per ceremonine e hapjes me 6 prill. Jane edhe dy vepra te fondit te Galerise Kombetare ne Tirane. Mulliqi i ka bere dhurate ne nje nga pak vizitat e tij ne Shqiperi.


Kur studiuesit thone se kjo eshte periudha me e rendesishme kane parasysh qe piktura e tij po hynte drejt nje kerkimi te thelbit modern te motiveve e temave te hershme. Ishte mbyllur nje periudhe percaktuese per tjetren qe po vinte.


Me fjalet e Mulliqit vete qellimi ishte te gjente nje kuptim me te thelle te jetes te perjetuar qysh ne femijeri si ka jetuar per shembull cka ka menduar cka ka ndjere ai burre ajo grua qe na kane shikuar pas dritareve te mbyllura derisa ne femijet luanim. Pikturat e mia e kerkojne ate njeri pas nje hapesire qe ka jete te pasur te brendshme por qe eshte e permallur per diell dhe gjeresi.


Ai iu ka dhene studiuesve arsye qe te perfytyrojne ne vitet tridhjete ne Gjakove femijen e nente te familjes Mulliqi tek vizatonte shpende e kafshe. Me vone ato u bene simbole e kuptime te pasuruara me pervoje dije e kulture.


Nga Peja e Liceut ne Akademine e Arteve Figurative ne Beograd ne Greqi dhe Paris koha pasuniversitare.


Me 1973 hapet Akademia e Arteve Figurative ne Prishtine. Ai eshte dekani i pare i saj. I jane sot mirenjohes si themelues i nje institucioni edukativ bashke me kolege shqiptare e te ish-Jugosllavise Gjelosh Gjokaj Nikolla Gvozdenoviq pedagoget Tahir Emra Rrexhep Ferri Nystret Salihamixhiqi Xhevdet Xhafa Agim avderbasha. mimi i pervitshem qe jep prej vitit 2003 Galeria Kombetare ne Prishtine mban emrin Muslim Mulliqi.


Refuzoi realizmin socialist u perqendrua tek ekzistencializmi i tij si artist nje menyre me shume individuale se sa e mesuar nga mjeshtrit. Jane te vecantat qe i kane bere pershtypje studiueses ne Tirane Zana Varvarica. Shikon familjen te pikturuar por ka nje trajtese qe shkon drejt abstraktes drejt surrealizmit merr nje formacion nga nje kulture e artit figurativ boteror.


Varvarica do ta ndante ne cikle kete pikture duke marre si kriter tematiken cikli i kokave i kullave i vorbullave. Kullat i perkasin periudhes se njezet vjecarit qe paraqitet pas disa ditesh ne Tirane. Jane kulla te zeza te gjelbra ngjyrat me shpesh te perdorura krahas te bardhes bluse.


E pranishme edhe ne letersine e krijuesve nga Kosova kulla eshte po aq per Mulliqin nje simbol qe vjen nga vendi ku ka lindur eshte vendi qe i mbante ne ate toke eshte nje atdhe.


Me ciklin Pushtimi i hapesirave te reja i viteve 1970-80 ai hedh hapin drejt nje pikture konceptuale me influence te piktoret e nje brezi te ri ne Kosove.


Jashte prezantimit retrospektiv mbetet periudha e fundit tete vitet kur ai punoi per nje cikel te forte cikli i vorbullave ku gjithcka kthehet ne te kuqe gjak. Ishte para luftes se Kosoves.


Me 1999 ne Galerine e Tiranes u ekspozua dicka prej tij dhe vepres ne skulpture te Agim avderbashes por ishte simbolike. Kosova me ne fund ishte cliruar.


Me bashkekohesin avderbasha maja tjeter e artit modern Mulliqi kishte ardhur te takohej pergjate nje muaji me kolege dhe studente ne Institutin e Larte te Arteve njehere me 1973 dhe 1978. Per ne keta njerez ishin sikur te vinin nga jashte. Kosova ishte prape nje dritare e huaj per studentet e asaj kohe kujton nje ish-student.
Muslim Mulliqi Vepra 1970-1990 ne Galerine Kombetare te Arteve me 6-30 prill 2011.


Hamalli


Zanatcinjte hamej njerez te pervuajtur jane disa figura njerezore qe ai i ka trajtuar dhe rezultojne pune te suksesshme. Me e realizuara konsiderohet Hamalli. Ketu figura eshte pikturuar mbrapsht sheh nga telajoja ne nje sfond qe eshte pak i kalter ne te bardhe. Mbrapa eshte gjithcka e erret e tij.


Studiuesja Varvarica mendon qe kjo tablo nuk eshte rastesi dhe nuk eshte gjetje e vogel per kohen kur eshte realizuar. shte nje pune qe i jane referuar artiste te rinj si nje pikture konceptuale.



Mbi vepren e Mulliqit
Eqrem Basha


Muslim Mulliqi nuk eshte pershkrues i folklorit dhe etnografise kosovare perkundrazi perpjekjet e tija jane orientuar drejt krijimit te nje pikture autentike te ketij trualli mentaliteti koloriti me nje gjuhe e shprehje bashkekohore.


Nadelko Gvozdenoviq


Ndryshimet nisin tek shtytja nga vendlindja e tij. Ato lidhen me fatin dhe jeten e njerezve te vendit te tij. Me kohe ato humbin rendesine ne dobi te nje fantazie te cliruar. Kjo ia bere dinamike kureshtjen dhe ia ka pasuruar personalitetin.


Antonio del Guercio


Mulliqi deshiron te paraqitet si nje njeri i zhytur ne nje gjendje te penguar ne nje hapesire qe i hapet papritmas ne fragmente rrenuese. Ai ka nje rruge hulumtuese e cila duket hipnotizuese.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›