E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Kallëzim penal për punonjës të pushtetit

10/07/2009  PS akuza për dhunë ndaj komisionerëve të saj

Partia Socialiste do të dorëzojë në Prokurori një kallëzim penal për personat që larguan forcërisht vëzhguesit e kësaj partie në 12 qendra votimi në Kombinat më 28 qershor. Në vazhdim të denoncimeve për manipulimet e evidentuara më 28 qershor, kandidati për deputet Sajmir Tahiri gjatë një konference për shtyp u shpreh se “jam këtu për të denoncuar agresionin dhe dhunën e organizuar të forcave më të errëta të pushtetit ndaj zgjedhësve, komisionerëve dhe vëzhguesve të opozitës në pothuajse shumicën e qendrave të votimit në KZAZ nr. 50 në Kombinat”. Sipas tij, për akte të tilla disponohen dhe pamje filmime të këtyre personave. “Kjo bandë përbëhej nga punonjës të Policisë së Shtetit të veshur me uniformë dhe civilë, punonjës të SHKB-së në Ministrinë e Brendshme, punonjës së Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Transporteve si dhe persona të tjerë me precedentë penal e të njohur për botën e krimit, të gjithë të armatosur me armë dhe me mbështetjen politike të drejtpërdrejtë të ministrit Bujar Nishani, i cili drejtonte veprimtarinë e tyre nëpërmjet rojave personalë të tij”, - u shpreh Tahiri. Gjithashtu PS-ja do kërkojë shkarkimin e menjëhershëm të tyre nga çdo detyrë publike të paguar me taksat e qytetarëve si dhe fillimin e ndjekjes penale për dhunën e ushtruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›