E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: 10 Arsyet pse Rama nuk bëri deklarimin e të ardhurave

10-06-2013 / Gazeta 55

Deklaratë e zëdhënëses së PD, Laura Vorpsi

Në fundjavë u morr vesh se Edi Rama nuk e ka dorëzuar deklarimin e tij të pasurisë edhe pse në reklamën e tij televizive pretendon se ka përfituar 9.3 milion Lek nga shitja e Kurbanit. Por a mori përgjegjësi Rama? Jo. Ne dëgjuam më shumë justifikime të sajuara në sallonin e tij mavi. Edi Rama deklaroi me arrogancë se “ia humbi posta.” Kjo na bën të pyesim veten se çfar justifikimi tjetër të trilluar mori në konsideratë Rama para se të fajësonte Postën.
 
 10 Arsyet pse Rama nuk bëri deklarimin e të ardhurave
 
 10. Mi hëngri qeni i Koços.
 
9. Më humbi stilolapsi mavi.
 
8. Më premtoi Meta që do e mbyllte ai.
 
7. Sivjet është viti i bojkotit për deklarime.
 
6. Ushqeva grevistët e urisë me të.
 
5. Pa u zgjidh Fieri, nuk deklaroj të ardhurat.
 
4. Hap kutitë!
 
3. I harrova në autobuz.
 
2. Donte të shtonte diçka edhe Linda.
 
1.  Fajin e ka Saliu!
 
Qytetarët e kuptojnë se këto shaka janë justifikimet e Edi Ramës, por pyetja serioze qëndron: Pse nuk po tregohet transparent Edi Rama me të ardhurat e tij?
Pse po përpiqet Edi Rama të fsheh të vërtetën nga qytetarët?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›