Delegacioni i KiE në Tiranë: Angazhohuni për zgjedhje të suksesshme, hapni rrugën drejt BE
TIRANË- Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, priti sot pasdite përfaqësues të delegacionit të Asamblese Parlamentare të Këshillit të Europës(APKiE-së), që ndodhen në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Takimi, që po zhvillohet në selinë e KQZ-së pa praninë e mediave, ka në fokus situatën parazgjedhore në vend dhe fushatën elektorale për zgjedhjet e reja.
Delegacioni i cili do të qendroje ne vendin tone dy dite (10-11 qershor) do ketë si detyrë vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore. Delegacioni kryesohet nga ish-parlamentari italian Luca Volonte.
NOKA:KËTO LISTAT MË TË MIRA TË HARTUARA NDONJËHERË
Po sot misioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka zhvilluar një takim edhe me Ministrin e Brendshëm Flamur Noka.
Ministri i Brendshëm informoi parlamentarët evropianë mbi hapat e ndërmarrë nga Ministria e Brendshme për hartimin e listave të zgjedhësve sipas Kodit Zgjedhor dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ministri Noka garantoi se këto janë listat më të mira të hartuara ndonjëherë, që janë përpiluar gjatë një procesi tërësisht transparent dhe ligjor, që do të ndikojnë absolutisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ministri i Brendshëm Noka bëri një prezantim mbi masat e marra nga Ministria e Brendshme konform detyrave që Kodi Zgjedhor i cakton strukturave të saj për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurtë.
Parlamentarët evropianë shprehën vlerësime për punën e bërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, procesin konsultativ që ka kaluar hartimi i listave të zgjedhësve me palët e përfshira në proces dhe shprehën gjithashtu besimin se palët do të angazhohen plotësisht që ky proces zgjedhor të jetë i suksesshëm dhe t’i hapë rrugën Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Takimi me parlamentarët evropianë u zhvillua në një frymë miqësore dhe bashkëpunimi reciprok duke i ftuar vëzhguesit që të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor dhe të reflektojnë opinionin e tyre në mënyrë sa më reale.
Ministri i Brendshëm garantoi Përfaqësuesit e Misionit Para-Zgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që Qeveria Shqiptare ka të gjithë vullnetin politik dhe angazhimin maksimal për të zhvilluar një proces zgjedhor tërësisht transparent, të lire dhe konform standardeve ndërkombëtare.
Delegacioni gjithashtu pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit, përfaqësues të partive politike, diplomatë të akredituar në Tiranë.
Ky mision para monitoruese do të pasohet nga një mision tjetër i KiE për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë.
(m.a/BalkanWeb)