PD: Ai që i ka heq kafshatën e gojës fëmijës së vet, nuk mund të ndërtojë të ardhmen e fëmijëve shqiptarë
“Ja se si Edvini justifikohet para trupit gjykues se vuan nga impotenca dhe se fëmija nuk është i tij, e kësisoj ai kurrsesi nuk mund të rrisë fëmijën e të tjerëve!”
Partia Demokratike zbardhi sot një pjesë të dokumenteve me përgjegjës Edi Ramën, i cili i ndodhur në proces gjyqësor me bashkëshorten e tij Matilda Makoçi, mohon kategorikisht atësinë e fëmijës. Në dokumentet e bëra publike nga zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, Edvini justifikohet para trupin gjykues me faktin e rëndomtë për të, se vuan nga impotenca dhe se nuk është në gjendje shëndetësore të pranueshme për të lindur fëmijë. “Sot në media është publikuar një faximile e proces - verbalit të mbajtur në procesin gjyqësor të divorcit të Kryetarit të Partisë Socialiste Edvin Rama (i njohur ndryshe dhe me emrin Edi Rama), në të cilin zotëria i sipërpërmendur deklaron se, po jua lexoj të plotë siç është publikuar në gazetë nga dokumentat origjinalë: “I pandehuri ( Edi Rama) ka filluar të sillet ftohtë kur ka mësuar se paditësja është shtatzanë. Në atë kohë pra në Janar të vitit 1990 i padituri është ftohur me të dhe nga ajo kohë nuk kanë pasur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij””, u shpreh zëdhënësja e PD. Mëhilli vuri në dukje se “Edi Rama i ka deklaruar trupit gjykues fjalë për fjalë (marrë nga proces verbali original): “Unë nuk jam në gjëndje shëndetësore të pranueshme për të lindur fëmijë. Nuk pranoj që është fëmija im, dhe nuk pranoj as ekzaminime laboratorike për këtë. Nuk rris unë fëmijë të të tjerëve””, nënvizoi ajo, duke cituar procesverbalin origjinal. Zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaroi se për herë të parë këto dokumente janë botuar në fletushkën e mikut të ngushtë aktual të Edi Ramës, Ymer Baze. “Siç, shihet qartë edhe nga dokumentat origjinale të publikuara deri tani, të cilat për herë të parë ja ka publikuar në fletushkën e tij ndihmësi i tij kryesor aktual Ymer Baze, denoncimi i këtij fakti të rëndë nuk është shpifje apo sajesë e Partisë Demokratike, por e vërteta lakuriqe dhe e shëmtuar, protagonisti i vëtëm i së cilës është Edvin Kristaq Rama, Kryetari aktual i Partisë Socialiste, i njohur sot ndryshe me emrin Edi Rama”, tha Mëhilli. Sipas saj,fakti është fakt dhe nuk është sulm e as akuzë, e aq më pak për motive politike! “Njëriu që i ka mohuar atësinë fëmijës së vet së bashku me kafshatën e gojës, e që sot e përdor edhe për qëllime elektorale, (e kjo është makabritet dhe jo ndjesi prindërore) nuk ka se si të mos i mohojë shqiptarëve votën e lirë, lëvizjen e lirë, të ardhmen e tyre evropiane. Ky njëri që mohon fëmijën e vet, nuk mund të ndërtojë të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve!”, përfundoi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.
...